Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Aktualitet

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën

Avokati Spartak Ngjela është kapur keq me gazetaren Klodiana Lala pas deklaratës së fortë nga gazetari Xhevair Zhabina, i cili tha se Ngjela ka qenë organizator i “21 Janarit”. Kaq ka mjaftuar që të nisin debatet në studio, teksa gazetarja Lala ka kërkuar me ngulm përgjigje nga avokati, nëse një gjë e tillë është e vërtetë. Por, në përgjigjen e tij, avokat Ngjela ja ktheu me pyetje Lalës.

Pjesë nga debati:

Xhevair Zhabina: Ju keni qenë organizatori i “21 Janarit”, keni dhënë idenë …

Ngjela: Çfarë organizatori?

Lala: Do të jeni i hetuar, nëse hapet dosja.

Ngjela: Vrasja është krimi zonjë.

Lala: Po edhe organizatorët.

Ngjela: Organizatorë quhen të paligjshmet.

Lala: Duhet të japin llogari të gjithë. Ju e pranuat publikisht që keni qenë ideator.

Ngjela: Pse, je gazetare, apo klloune?

Lala: Tërhiqe.

Ngjela: Jo, nuk e tërheq, por më dëgjo me vëmendje.

Lala: Më fyet.

Ngjela: Kllouni nuk është fyerje, por status.