BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Aktualitet

Gazetari reagon ashpër ndaj Erion Braçes: Nëse xhaxhai im do ishte gjallë nuk do të ta falte...

Gazetari reagon ashpër ndaj Erion Braçes: Nëse xhaxhai im do

Pas deklaratave të numrit dy të qeverisë, Erion Braçe pas derbit Partizani-Tirana, i përfunduar me rezultatin 1-1, ka ardhur një reagim i ashpër nga gazetari sportiv, Dritan Lundra.

Sipas Lundrës, futbolli nuk duhet të përzihet me politikën dhe shton më tej se xhaxhai i tij nuk do t’ja falte nëse do të ishte gjallë që e ka quajtur fashist.

Reagimi i plotë

Te jesh tifoz me një skuadër nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi është gjeja më normale. Por anormal është fakti kur Ju flisni dhe të tjerët nuk kanë mundësinë të përgjigjen, zoti Zv/Kryeministër. Nuk e kam për vete, se unë flas sa herë të dua, por ata që Ju anatemuat nuk kanë gojë flasin, sepse nuk jetojnë më.

Nëse xhaxhai im kampion dhe rekordmen me Tiranën dhe më pas me Partizanin, do ishte gjallë, nuk do të ta falte që e quajte fashist. Gjyshi im ka bërë 2 vjet burg në Ventotene si anifashist, por ja qe ishte tifoz i Tirones dhe nuk besoj se ka ndonjë dosje. Babai po e po me Tironen. Unë se kam fshehur ndonjëherë që kam lindur dhe do vdes tifoz i Tirones. Nuk besoj se kjo perbën ndonjë krim. Mendoj se është diçka normale ashtu sikundër ju jeni i Partizanit. Por në 25 vjet gazetari kurrë në jetën time nuk kam anatemuar asnjë skuadër.

Zoti Braçe para se të jeni Zv/Kryeministër, keni qenë gazetar…..respektojeni këtë mision dhe tifon mbajeni për vete!

Më të lexuarat