Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gazetarja tregon realitetin e hidhur se çfarë i pret studentët: Prindërit do pikëllohen përfundimisht

Postuar: 06/12/2018 - 15:52

“Nuk ka punë, nuk ka shpresë. Prindërit do pikëllohen përfundimisht kur të shohin se edhe pasi kanë paguar 5 vjet për fëmijën, diploma e tij nuk vlen asgjë”, shkruan gazetarja Edlira Gjoni . Ajo thekson se me keqardhje të gjithë studentët të cilët protestuan sot, do të jenë pa punë nesër, pasi realiteti është i ashpër.

E PLOTË NGA EDLIRA GJONI:

E keqja është se të gjithë këta studentë, nesër do jenë pa punë! Siç janë sot shokët, shoqet, vëllezërit e motrat që kanë mbaruar vjet apo parvjet! Do përplasen me realitetin e ashpër të mrekullive të Rilindjes e çmimeve të para të Bashkisë Tiranë anë e mbanë globit, por punë për ta, nuk do ketë!

Sot artikulojnë ulje tarifash, por në fakt tërmeti i vërtetë i pret pasi ta mbarojnë shkollën, me apo pa tarifa! NUK KA PUNE! NUK KA SHPRESE! NUK KA DRITARE TE HAPUR! AS DRITE NE FUND TE TUNELIT!

Prindërit do pikëllohen përfundimisht kur të shohin se edhe pasi kanë paguar 5 vjet për fëmijën, diploma e tij nuk vlen asgjë!

Nuk ka të ardhme për këta të rinj që "vijnë e ikin, e le të ikin se nuk do i pengoj unë" - thotë kryestilisti që beson versionin e Ahmetajt për rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë!

Protestoni! Jam me ju! Por ama punë për ju, NUK KA! Vend për ju në këtë vend, NUK KA! Është i kapur! Jo nga profesorët, por nga piktorët, doktorët, ministrat me plagjiatura, kriminelët e pushtetit e drogmenët e parlamentit!

Mirë që tarifat duhen ulur, po punën, ku do e gjeni? Puna vdiq! E hëngri Rilindja me gjithë kocka. Ia dha PPP-ve. Edhe në arsim!

Tani të shohim lajmet se duhet të informohemi sa pemë u mbollën sot në Tiranë e sa like and share kanë marrë postimet e kryestilistit!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 23:27

Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, ku dy persona kanë sulmuar të riun Armando Trimi.

Postuar: 24/06/2019 - 22:46

Në datën 30 qershor nuk do të ketë përplasje civile.

Postuar: 24/06/2019 - 22:38

Për analistin Dritan Hila, nga të gjithë audiopërgjimet e publikuara nga "Bild" për dos

Postuar: 24/06/2019 - 18:53

Analisti i njohur Fatos Lubonja është i mendimit se Ilir Meta duhet të lërë postin e Presidentit

Postuar: 24/06/2019 - 18:51

 Dy policë dhe një avokat kanë rënë në prangat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme pasi aku

Postuar: 24/06/2019 - 18:16

Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dega e PD Fier në bashkëpunim