BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

Georgina Rodriguez reagoi për rrëmbimin e dy fëmijëve shqiptarë, nëna e tyre ka dy fjalë për partneren e yllit portugez 

Georgina Rodriguez reagoi për rrëmbimin e dy fëmijëve

Historia e dy fëmijëve të mitur shqiptarë që u rrëmbyen nga babai i tyre, bëri bujë të madhe në mediat gjermane dhe ato spanjolle. Madje kjo histori duket se preku edhe partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Në atë kohë, modelja seksi reagoi përmes një postimi në “Instastory”, ku publikonte një lajm që fliste për dy fëmijët dhe kërkonte ndihmën e të gjithëve që ta shpërndanin sa më shumë lajmin.

Kjo histori është rikujtuar në emisionin “Shqipëria Live”  ku në një lidhje “Skype” ishte nëna e fëmijëve, Enkelejda Sulaj. Kjo e fundit ka treguar gjithë vargun e vuajtjeve që përjetoi për tetë muajt që nuk dinte asgjë për fëmijët e saj.

Enkelejda Sulaj ka treguar se duhej të shkonte në Shqipëri për të rinovuar pasaportën dhe fëmijët qëndruan me të atin, por kur është kthyer në Gjermani nuk i ka gjetur. Pas shumë kërkimesh ndërkombëtare, Amantia dhe Kristiani bashkë me babanë e tyre janë gjetur më 24 gusht në ishullin Terneife.

Ajo u shpreh se autoritetet gjermane dhe ato spanjolle kanë qenë shumë të ngadalta për gjetjen e fëmijëve të saj. Sipas saj, rol kryesor ka luajtur media.

“Autoritetet kanë qenë shumë të ngadalta. Mediat luajtën një rol kryesor që unë të merrja fëmijët”, tha nëna e dy fëmijëve, e cila shprehet se është shumë e lumtur që tani ata janë pranë saj.

Ndërsa kur i kujtuan se edhe partnerja e futbollistit të famshëm ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” lajmin për rrëmbimin e fëmijëve, Enkelejda tha: “Nuk kam asnjë kontakt me të. E falënderoj”.