BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Aktualitet

“Gërdeci”/ GJKKO vendos sot nëse rihapet hetimi për Fatmir Mediun. Familja Durda kërkesë urgjente gjykatës pak para vendimit: Gjykoni ish-ministrin! Pranoni kërkesën e SPAK

“Gërdeci”/ GJKKO vendos sot nëse rihapet hetimi për

Pritet të zhvillohet ditën e sotme seanca e radhës nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Pritet të vendoset nëse do të rinisë gjykimi për Fatmir Mediun, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit me 26 të vdekur e qindra të plagosur.

Sot, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkojnë pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut.

Disa nga pikat në letrën e familjes Durdaj, drejtuar GJKKO:

-ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete

– dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale

– gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.

– nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr pengesat antikushtetuese.

– Në fund të fundit, një shtet i së drejtës është ai që nuk pengon gjykimin e çdo zyrtari, dhe ky është funksioni kryesor pse u bë reforma në drejtësi.

Ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë cështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Dokumenta bashkëngjitur