Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjenden në traget sendet personale të avokatit të zhdukur

Postuar: 15/11/2017 - 08:36

Mbetet mister zhdukja e avokatit Besnik Muço, ngjarje e denoncuar 10 ditë më parë nga bashkëshortja e tij Rajmonda në Itali dhe i vëllai Viktor Muço në Shqipëri. Mëngjesin e së martës policia gjeti në tragetin e linjës Bari- Durrës, sende personale të tij. Ato janë një çantë të cilën e mbante me vete, një xhup dhe një leje qëndrimi italiane. Menjëherë pas gjetjes së tyre me urdhër të prokurorisë së Durrësit ato iu dorëzuan tek autoritetet italiane.

Kjo pasi në policinë italiane bashkëshortja e avokatit Rajmonda Muço ka bërë edhe denoncimin. Ndërkaq duke qenë se një procedim është regjistruar edhe në prokurorinë e Durrësit, kjo e fundit mësohet se ka autorizuar policinë për të kryer disa veprime hetimore në interes të kësaj çështjeje. Hetimet e policisë italiane dhe asaj shqiptare po drejtohen në pistën e rrëmbimit dhe zhdukjes së personit. Muço jetonte mes Shqipërisë ku kishte punën e tij si avokat, por edhe Italisë, ku kishte familjen. Pista e dytë për të cilën po hetohet është ajo e një vetëvrasjeje të mundshme, për shkak të problemeve që avokati mund të ketë pasur. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 15:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pult të Dukagjinit. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë një furgoni, dhe pasi e kanë ndaluar, kanë grabitur pasagjerët që udhëtonin me të.

Postuar: 23/11/2017 - 15:35

Një makinë ka përplasur një person mesditën e sotme te kryqëzimi i Cerrrikut. Ai ishte duke hecur me biçikletë dhe për pasojë ky i fundit është plagosur rëndë.

Postuar: 23/11/2017 - 14:48

Një adoleshent ka mbetur i plagosur në Vlorë pas një sherri me një bashkëmoshatar.
 

Postuar: 23/11/2017 - 13:39

Janë zbardhur detaje të reja nga vizita e djalit te George Soros, Alexander Soros ne Tiranë.

Postuar: 23/11/2017 - 13:27

Shkatërrohet një rrjet prostitucioni në Kosovë, ndërsa në pranga kanë rënë 12 persona.

Postuar: 23/11/2017 - 12:10

Një ngjarje e rënda ka ndodhur ditën e sotme që ka tronditur qytetin e Kavajës. 

Postuar: 23/11/2017 - 11:24

Lidhur me çështjen Habilaj, janë firmosur urdhër-ndalime për disa ish-drejtues të lartë të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jael Çela.