BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Aktualitet

Gjendet arma e krimit të katërfishtë në Lushnje, policia shpall në kërkim edhe një 20-vjeçar (DYSHIMET)

Gjendet arma e krimit të katërfishtë në Lushnje, policia

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku një 30-vjeçar mbeti i vrarë, dhe u plagosën babai dhe dy vëllezërit e tij, pas sherrit për pronat. Policia ka shpallur në kërkim një person të tretë për ngjarjen e rëndë, i cili është djali i një prej emrave të përfshirëve më herët, K. Hasallës.

20-vjeçari M.Hasalla, dyshohet se është përfshirë në konflikt me kushërinjtë e parë të të atit të tij, dhe tashmë po kërkohet nga policia për të dhënë sqarime mbi rolin që ka pasur, apo nëse është ai autori i vrasjes.

Policia ka sekuestruar sakaq armën e krimit, e cila është një armë gjahu, dhe vijon kërkimet për arrestimin e tre të dyshuarve.

Më herët policia shpalli në kërkim vëllezërit A. Hasalla dhe K. Hasalla, të cilët u përfshinë në konflikt për çështje pronash me familjen e xhaxhait të tyre.

Nga ngjarja e rëndë mbeti i vdekur 30-vjeçari Romeo Hasalla, si dhe të plagosur babai i tij Shaip Hasalla, dhe vëllezërit Emiljano dhe Laert Hasalla.

Njoftimi shtesë i policisë për ngjarjen:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Garunjas, si rezultat i veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim edhe shtetasi M. H., 20 vjeç, djali i shtetasit K. H.

Njëkohësisht, gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar 1 armë gjahu që dyshohet se mund të jetë arma me të cilën autori ka kryer krimin.