BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x
BREAKING NEWS

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e numëruara, liderët më të fuqishëm të botës i japin goditjen përfundimtare “Carit”, ja çfarë po ndodh në Rusi

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e
x

Rajoni

Gjermania përplaset me Francën, Scholz i “tërheq veshin” Macron që të mbajë premtimet për Ballkanin Perëndimor, së shpejti priten zhvillime të mëdha për rajonin

Gjermania përplaset me Francën, Scholz i “tërheq

Rritja e agresionit rus në Ukrainë ka kthyer sytë e SHBA-së dhe BE-së nga Ballkani. Frika është se Putin mund të tentojë destabilizim duke përdorur shtetet satelite të tij, siç është Serbia. E vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjatë sipas ekspertëve është një integrim i shpejtë i rajonit në Bashkimin Evropian. Ata shprehen se BE duhet të merret seriozisht me Ballkanin Perëndimor. Nëse ai dëshiron të ketë një rol në sinjalizimin e një rruge shpëtimi për lagjen e saj të afërt, duhet të bëhet një forcë e besueshme. Për këtë qëllim, Brukseli ka mbrojtur prej kohësh zbatimin e drejtë, të barabartë dhe të zellshëm të parimit të “shkopit dhe karotës”. Në radhë të parë kjo do të thotë se vendet që shënojnë përparim duhet të përfitojnë stimuj. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë e vonuar prej kohësh, ashtu si edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Por, mesa duket Gjermania po përgatit gjëra të mëdha për Ballkanin Perëndimor, ku nga fjalët, sinjalet janë se po kalohet tek veprat. Këtë gjë e tregon qartë dhe përplasja e Berlinit me Parisin gjatë vizitës në Ukrainë.

Ballkani Perëndimor “përplas” Gjermaninë me Francën

Gjithçka erdhi nga reagimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka dalë kundër integrimit të përshpejtuar në BE të Ukrainës. Teksa përmendi procedurat që duhet të kalojë Kievi për anëtarësim në Bashkimin Europian, ai foli edhe për Ballkanin Perëndimor. “Ne të gjithë jemi në favor që Ukrainës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky status do të shoqërohet me një  udhërrëfyes konkret dhe do të përfshijë marrjen parasysh edhe të situatës në Ballkanin Perëndimor,” tha Macron nga Kievi.  Por Gjermania i ka rikujtuar Francës nevojën për të mbajtur premtimet e bëra. Gjatë vizitës në Ukrainë, kreu i ekzekutivit gjerman Olaf Scholz, i porsakthyer nga një tur në Ballkanin Perëndimor, i ka rikujtuar presidentit francez, Emmanuel Macron këtë rajon. Data 23 qershor, kjo ditë mund të jetë vendimtare edhe për Prishtinën sa i takon liberalizimit të vizave, nëse arrihet konsensusi i 27 vendeve anëtare. Franca është pikërisht një prej vendeve më hezituese deri tani për këtë çështje dhe kancelari gjerman u kujdes që t’ia përmendte edhe një herë shefit të Elizesë nevojën për të mbajtur premtimet e bëra. “Është çështje e besueshmërisë evropiane që t’i përmbushim premtimet tona ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë prej vitesh tashmë në këtë rrugë, e kjo duhet bërë konkretikisht”, u shpreh Scholz. Gjithashtu, njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut, është një përpjekje e tij për ndaluar zgjerimin e BE-së. Por sërish Gjermania është kundër. Në transmetuesin ndërkombëtar publik gjerman, Deutsche Ëelle pasqyrohet lajmi se së shpejti do të ketë zhvillime pozitive për Ballkanin Perëndimor

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE çështje me prioritet të lartë

Në Forumin e Prespës për Dialog kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Në Forumin e Prespës për Dialog me temë “Ndërtimi i ardhmërisë në Ballkanin Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë” po trajtohen çështjet më urgjente të sigurisë politike dhe ekonomike me të cilat përballet sot Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës në situatën e përgjithshme ndërkombëtare, politike, atë të sigurisë, mundësitë ekonomike në Evropë dhe më gjerë. Sipas autoriteteve në Shkup Forumi i Prespës për Dialog paraqet një platformë për t'i mbrojtur, promovuar dhe kanalizuar përfitimet e marrëveshjeve politike.