Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjermania "trembet" nga Azilkërkuesit, propozim autoriteteve: Të rikthejmë vizat për Shqipërinë

 Gjermania "trembet" nga Azilkërkuesit, propozim autoriteteve: Të rikthejmë vizat për Shqipërinë

Postuar: 15/08/2015 - 20:16

Fluksi i madh i azilkërkuesve nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, ka bërë që Gjermania të gjejë një zgjidhje për ndalimin e tyre. 
 
Unioni i bashkive dhe komunave në Gjermani i ka propozuar autoriteteve në Berlin rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët dhe vendet e Ballkanit. Sipas tyre vetëm kjo masë shtrënguese mund të parandalojë fluksin e madh të azilkërkuesve që futen në këtë vend.
 
Gjermania mund të ashpërsojë politikën e regjimit të vizave me vendet e Ballkanit. Kjo duket se është alternativa e vetme për të parandaluar hyrjen në masë të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit drejt këtij shteti. Mësohet se propozimi është bërë nga Unioni i Bashkive dhe Komunave gjermane. Ata u janë drejtuar autoriteteve ne Berlin me kërkesën e vetme për të ashpërsuar politikat për refugjatët veçanërisht ata nga Ballkani.
 
Kërkesa është parë si alternativë nëse Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, të cilat shpallen si vende të sigurta origjine nuk arrijnë të frenojnë largimin në masë të qytetarëve të tyre drejt Gjermanisë.
Reagimi i Unionit të bashkive në Gjermani vjen në mbështetje të deklaratës së ministrit te brendshëm Tomas de Mezier ditën e mërkurë, i cili kërkoi rishikimin e pagesës për çdo azilant. Sipas tij qeveria duhet të shkurtojë sistemin e pagave, duke e parë këtë si nxitës të shtimit të azilkërkuesve. De Mezier propozoi gjithashtu që azilkërkuesve në kampe, t’u hiqet pagesa me para në dorë dhe t’u jepen mjete të nevojshme për jetesën e përditshme si ushqime apo veshje, një propozim që ka gjetur mbështetje nga opinioni publik.
 
Kreu i Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Manfred Shmit, tha për mediat gjermane se ditët e fundit ka nisur aplikimi i rregullores së re të hyrë në fuqi më 1 Gusht, që u ndalon hyrjen në zonën Shengen azilkërkuesve, të cilëve u është refuzuar azili në Gjermani. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:49

 Aksident rrugor me një të vdekur në aksin kombëtar që lidh Tiranën me Durrësin.Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 21:45 , në superstradën Durrës-Tiranë, thanë për noa.al burime nga policia e Durrësit.

Postuar: 21/05/2019 - 23:14

Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në të gjithë territorin.Si

Postuar: 21/05/2019 - 22:28

Është aksidentuar mbrëmjen e sotme autobusi i linjës Tiranë-Kamëz.

Postuar: 21/05/2019 - 22:19

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve për votimin e kryetarit të ri të Akad

Postuar: 21/05/2019 - 21:56

Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, Frontex, u vendos për herë të parë jashtë BE,

Postuar: 21/05/2019 - 21:21

Zgjedhja e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka si anëtar i Këshillit të Lartë të P

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në