Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

”Gjetsh po aq paqe, sa dhunë le”, gazetarja e njohur dedikim prekës për vdekjen e Xhuvanit: Sot askush nuk të thotë babai i Kostandinit...

Postuar: 14/08/2019 - 21:19

Gazetarja Kozeta Kurti i ka bërë një dedikim prekës regjisorit të njohur Gjergj Xhuvanit I cili u nda nga jeta prej një sëmundjeje të rëndë në Romë.

Kurti shkruan mes të tjerash se Iindjeri sot askush nuk ka për të thënë asnjë fjalë të keqe për regjisorin, sot nuk do tëjetë babai i Kostandinit, as burri i ish-deputetes… por do të jetë regjisori Gjergj Xhuvani më shumë se ndoshta pas çdo ‘caku’ a premiere filmi.

Reagimi i plotë:

Sot, me ne fund je i qete!

Sot, ne gjumin e pergjithmonshem te tokes, askush s’ka per te thene as edhe nje fjale te keqe per ty; sot, nuk do jesh babai i Kostandinit (nga trendafili del gjemb, nga gjembi del trendafil e me the te thashe), nuk do jesh burri i ish deputetes… as burri i aktores, as pedagogu qe studenteve u shkonte shtat’ e as e conin ndermend tangerllikun e fodullekun qe i karakterizon shpesh here; do jesh regjisori Gjergj Xhuvani me shume se ndoshta pas cdo “çaku” a premiere filmi… se ne keshtu jemi, te shkarravisim perdhè per cdo gabim, faj, krim te vajzes, djalit, nenes, babait, halles, dajes, fares, fisit dhe pastaj… perulemi me respekt perballe cdo njoftimi per mort ne mure e hyrje pallatesh….

Gjetsh po aq paqe, sa dhunë le…

Pas një arresti kardiak, Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Kineasti gjendej në kryeqytetin italian, dhe po punonte për filimin e tij më të ri, ndërsa ka qenë duke montuar muzikën e filmit. Mungesa e tij është vënë re, kur nuk po paraqitej në studiot e montazhit, ndërsa nuk përgjigjej as në telefon.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2019 - 20:37

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar pretencën e dhënë sot nga Prokuroria për të pandehurit e çështjes “Babale”.

Postuar: 10/12/2019 - 20:22

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas ceremoninë së dhënies së çmimit Nobel shkr

Postuar: 10/12/2019 - 20:09

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj sizmiologëve dhe inxhinierëve që gjatë këtyr

Postuar: 10/12/2019 - 20:04

Policia e Shtetit informon se ka riatdhesuar 173 shqiptarë, pasi ata nuk kanë fituar të drejtën p

Postuar: 10/12/2019 - 19:56

Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mën

Postuar: 10/12/2019 - 19:31

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka vizituar familjen Greku, e cila është strehur në banesë