Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjigandi i autoveturave investim 13 milionë Euro në Shqipëri, Rama jep lajmin e mirë: Ja sa vende pune do hapen

Postuar: 12/07/2019 - 14:29

Ka nisur sot në Fier ndërtimi i një vepre industriale të kompanisë jugkoreane Yura Corporation, për pjesët teknologjike të autoveturave. Kjo kompani do të investojë 13 milionë Euro. Në fazën e parë do të hapë 600 vende të reja pune, në të dytën 1100 dhe pritet që deri në fazën e tretë të hapen 4 mijë vende pune.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se sot kemi hyrë në një epokë të re, në tregun e automobilave pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi.

“Sot kemi hyrë në epokë të re dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze çelim siparin e një faze ku të tjera kompani në tregun e automobilave do shfaqen duke plotësuar dhe zhvilluar një mozaik që ka disa gurë të vegjël në Elbasan e Librazhd në disa filiale modeste, por premtuese dhe këtë gur të rëndësishëm siç është Yura, pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi”.

Kryeministri theksoi se mes shumë vendesh të Evropës kompania Yura Corporation zgjodhi Shqipërinë dhe Poloninë, falë transformimit të programit të Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh e pronash shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në plane serioze e kompani serioze investimesh, në një program real investimi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 20:07

Nëna e Bledar Toçit rrëfen në një intervistë prapaskenat e ngjarjes që tronditi një javë më parë Kavajën, kontrollin policor, dozat e kokainës që u gjetën në apartament dhe marrëdhënien e të birit me viktimën dhe Mars

Postuar: 17/10/2019 - 19:12

Policia italiane ka vënë në pranga një vajzë 23 vjeçare me origjinë shqiptare nën akuzën se trafi

Postuar: 17/10/2019 - 18:45

Nga data 15 deri në 18 tetor në Santiago të Kilit po zhvillohet Asambleja e 88 e Pergjithshme e I

Postuar: 17/10/2019 - 17:53

Një emigrant shqiptar është përplasur nga një furgon në Bari teksa po tentonte që të kalonte rrug

Postuar: 17/10/2019 - 17:44

OSHEE ka njoftuar se për shkak të rikonstruksionit që po bëhet nëpër kabina disa zona do të jenë

Postuar: 17/10/2019 - 17:37

Pas rastit të Kadastrës së Vlorës, ku 3 drejtorë dhanë dorëheqjen brenda një muaji për një prone

Postuar: 17/10/2019 - 17:20

Burime bëjnë me dije se një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Urën Vajgurore.