BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Gjiknuri në impiantin e djegies së mbetjeve: I ka dhënë zgjidhje një problemi të madh

Gjiknuri në impiantin e djegies së mbetjeve: I ka dhënë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga zv.ministri Hantin Bonati inspektuan impiantin e djegies së mbetjeve me prodhim energjie në Qarkun e Elbasanit.

“Patëm rastin këtu të shikojmë nga afër se si funksionon impianti i djegies së mbetjeve urbane në Elbasan. Pavarësisht nga kritikat apo hamendjet që kanë ngritur qarqet politike, ne shikojmë një impiant që funksionon dhe mbi të gjitha i ka dhënë zgjidhje një problemi të madh. Pra është një nga ato veprat që bëri një transformim të dukshëm në qytetin e Elbasanit. Këtu u njoha me gjithë proceset teknologjike se si po funksionon tani”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Aktualisht, në këtë impiant depozitojnë mbetjet e tyre urbane pa pagesë Bashkia e Elbasanit, ajo e Cërrikut dhe disa njësi administrative në Qarkut. Kapaciteti i impiantit është më i madh dhe është llogaritur të mbulojë mbetjet e të gjitha bashkive të Qarkut Elbasan.

“Kuptohet, impianti ka nevojë për më shumë mbetje dhe kjo është një çështje që duhet ta trajtojnë bashkitë por edhe qeveria në terma afatgjatë, pasi problemi i mbetjeve do të jetë një problem serioz për Shqipërinë. Ajo çka duhet t’u imponojmë qytetarëve por edhe autoriteteve që duhet të marrin masat është që mbetjet të grumbullohen aty ku duhet të grumbullohen dhe të depozitohen në këtë impiant që ka edhe anën tjetër pozitive që prodhon energji elektrike. Këtu sot u njoha edhe me parametrat e prodhimit të energjisë elektrike dhe ka një funksion të shtuar për publikun, pasi energjia që çlirohet kthehet në energji elektrike dhe kontribuon në rrjetin elektroenergjetik”, nënvizoi Gjiknuri.

Ministri sqaroi se një i tillë impiant është duke u ndërtuar në Bashkinë e Fierit ndërsa edhe kryeqyteti do të ketë një impiant për të trajtuar mbetjet e veta urbane.

“Një gjë e ngjashme po ndërtohet në Bashkinë e Fierit për Qarkun e Fierit. Shumë shpejt edhe Tirana po avancon me procesin e saj, e cila është një kontratë krejt tjetër pasi është një kontratë e marrë përsipër plotësisht nga partneri privat ku bashkia paguan një kontribut financiar për volumin e mbetjeve që depozitohen aty”, u shpreh ministri.

Në fund ai gjeti rastin të ftojë çdo person skeptik ndaj impianteve që shohë nga afër këtë investim në Elbasan.

“Do të ishte mirë që kushdo që do të ishte i interesuar të vinte e ta vizitonte këtë impiant, ta shikonte me sytë e tij që nuk ka as emetime dhe gjithçka këtu është brenda një procesi teknologjik të mbyllur pa probleme për mjedisin. Pra, le të themi është fjala e fundit e teknologjisë, një zgjidhje jashtëzakonisht e mirë për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri”, insistoi Gjiknuri.