BREAKING NEWS

Toka nuk gjen qetësi, shënohen të tjera lëkundje pas tërmetit të djeshëm, IGJEUM publikon të dhënat

Toka nuk gjen qetësi, shënohen të tjera lëkundje pas
x

Aktualitet

Gjirokastër, asgjesohen 820 rrënjë kanabis sativa, arrestohet kultivuesi i bimëve

Gjirokastër, asgjesohen 820 rrënjë kanabis sativa, arrestohet
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për  veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.
 
Sipas informacioneve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Dino Xhuvani, 39 vjeç , banues në fshatin Fushë Vëri,Delvinë.
 
Mësohet se policia ka asgjesuar plot 820 rrënjë kanabis sativa në vendin e quajtur “Skërficë”,të fshatit Fushë Bardhë, Gjirokastër.
 
Deklarata e plotë e policisë
 
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë  Gjirokastër në vijim të     kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të  marra në  rrugë  operative kanë  bërë  asgjesimin e 820  rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Skërficë”,të fshatit Fushë Bardhë, Gjirokastër. Nga kryerja e  veprimeve të para hetimore u bë  arrestimi i shtetasit:
 
Dino Xhuvani, 39 vjeç , banues në fshatin Fushë Vëri,Delvinë.
 
Arrestimi I tij u bë  për veprën penale “kultivim I bimëve narkotike”pasi:
 
Në vendin e quajtur “Skërficë”,në afërsi të fshatit Fushë Bardhë,Gjirokastër,ju gjetën dhe asgjesuan 820 rrënjë bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokaster për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike “parashikuar nga neni   284 I kodit penal.