Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Gjithçka nisi kur takova një zonjë poshtë pallatit’, Balla jep lajmin e mirë për 113 familje: Falë bisedës me të moshuarën u mor ky vendim i rëndësishëm

Postuar: 10/10/2019 - 11:01

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka dhënë një lajm të mirë për 113 familjet që jetojnë në një pallat në Elbasan, të cilët janë pajisur me certifikatën e pronësisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla thekson se gjithçka nisi kur kishte takuar një zonjë të moshuar, e cila i kishte treguar për shqetësimin e saj.

“Pak muaj më parë takova në trotuarin pranë pallati të ndërtuar prej disa vitesh në Elbasan një zonjë të moshuar e cila mu ankua për çështjen e certifikatës së pronësisë së apartamentit ku jetonte bashkë me bashkëshortin. Në fakt apartamenti ishte blerë nga djali i saj që punonte prej vitesh në emigracion. Regjistrimi në Hipotekë ishte i pamundur sepse për shkak të ndryshimeve në projekt nga kompania ndërtuese. Për këtë qëllim u bë i domosdoshëm procesi i legalizimit. Procedura kërkoi kohën e nevojshme dhe natyrisht ndërtuesi mori penalitetet e parashikuara në ligj. Por tashmë 113 familjet që jetojnë në këtë pallat dhe njësi shërbimi morën çertifikatën e pronësisë”, shkruan Balla.

 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 18:20

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka bërë sërish apel për shpëtimin e Alvinit të vogël, 11-vjeçarit shqiptar që ndodhet në Siri i vetëm, historia e të cilit ka bërë xhiron e mediave këto ditë.

Postuar: 22/10/2019 - 17:59

Dilaver Kalaja, shef objektesh në Komisariatin nr.

Postuar: 22/10/2019 - 17:36

Një peshkaqen i llojit tigër, është kapur në ujërat e detit Adriatik nga një anije peshkimi.

Postuar: 22/10/2019 - 17:35

Një 32-vjeçar nga Shkodra me rrezikshmëri të lartë është arrestuar sot nga policia.

Postuar: 22/10/2019 - 17:25

Vetëm pak minuta më parë Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një video ku tregon emrat e zy

Postuar: 22/10/2019 - 16:48

Rasti i 18-vjeçarit me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e faqes së huaj britanike, Metro

Postuar: 22/10/2019 - 16:22

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi