BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Aktualitet

GJKKO rrëzon sërish Fredi Belerin dhe e lë në burg, avokatët grekë përplasen me gazetarët për çështjen çame dhe i kërkojnë Ramës të lejojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës të betohet

GJKKO rrëzon sërish Fredi Belerin dhe e lë në burg,

Apeli i Posaçëm i GJKKO ka rrëzuar dje sërish kërkesën e Fredi Belerit për ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Beleri kërkoi lirinë duke insistuar duhet të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, por Apeli i GJKKO e la në burg. Në prani të ambasadores greke në Tiranë dhe avokatëve të ardhur nga Athina për këtë çështje, Gjykata e Apelit e rrëzoi edhe kërkesën e 6 në radhë për lirimin e Belerit. Prania e diplomates greke dhe grupit të avokatëve të huaj në gjykatë u prit me protesta nga një qytetar shqiptar. Ndryshe nga herët e tjera, Vangjel Dule nuk dha koment pas vendimit të Gjykatës, ndërsa të njëjtin qëndrim mbajti edhe ambasadorja greke. Avokatët e huaj të Belerit u shprehën se ky është një moment i rëndësishëm për shtetin e së drejtës. Nga ana tjetër, ata thanë se KE do të shoh se çfarë po ndodh.“Mendojmë se ishte një moment i rëndësishëm për shtetin e së drejtës për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian. Këshilli Evropian dëshiron të shohë dhe çfarë ndodh. Ne do të flasim në konferencë shtypi. Jam ish kryetari i dhomës së avokatisë të së drejtës evropiane”, tha avokati grek. Javën e kaluar, GJKKO kaloi në gjykim dosjen e SPAK për Fredi Belerin, me akuzën e korrupsionit në zgjedhje ndërsa avokatët e tij thanë se do të paraqesin 60 dëshmitarë në gjyq. Beleri akuzohet se më 12 maj, ka dhënë 40 mijë lekë për votat e tetë qytetarëve të Himarës që të votonin pro tij në zgjedhjet e 14 majit.

Avokatët grekë i kërkojnë Ramës të lejojë betimin e Belerit

Nga ana tjetër, avokatët grekë i kanë kërkuar Edi Ramës të lejojë betimin e Fredi Belerit. “Të shoqërohet nga forca policie dhe të betohet si kryebashkiak i Himarës”.  Ky ka qenë mesazhi i juristëve grekë ditën e djeshme për çështjen e Fredi Belerit. Me një gjuhë të ashpër, duke shigjetuar kryeministrin Rama, kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë, Dhimitros Vervesos dhe Presidenti i Avokatëve pa Kufij, Patrick Heny i drejtohen kryeministrit Rama duke u shprehur se Beleri duhet të betohet pasi një dënim i tillë ndaj tij është i hiperbolizuar.  Avokatët grekë deklaruan se po shkelet konventa e të drejtave të njeriut dhe se masa është arbitrare. Sipas tyre, masa synon të pengojë ushtrimin e mandatit.“Kryeministri shqiptar duhet t'u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit te Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës”, thanë avokatët.

Greqia nuk lejon çamët të kërkojnë pronat

Ndërkohë, dje asambleja e Kryetarëve të Dhomave të Avokatëve të Greqisë ka mbajtur një konferencë për mediat për çështjen Beleri, duke listuar një sërë shkeljesh sipas tyre të konventës europiane të të drejtave të njeriut në këtë rast nga shteti shqiptar. Gjatë konferencës avokatët janë pyetur për të drejtat e shtetasve shqiptarë me origjinë çame që kërkojnë pronat në Greqi. Avokati ka deklaruar se janë në konferencë vetëm për çështjen Beleri.“Ne nuk kemi ardhur këtu për të diskutuar në lidhje me çështjen e parë që ju pyetët. Kemi ardhur këtu për të folur për çështjen Beleri dhe do t’i referohemi asaj. Në Greqi sigurisht ai që dënohet me formë të prerë dhe të parevokueshme nga Gjykata patjetër që arrestohet. Por ama ka një dënim, ka një vendim dënimi, nuk është se dikush mbahet në paraburgim. Nëse nuk kemi dyshimin e arsyeshëm se ata do të ikin, do të lëvizin nga vendi që janë mbajtur, ose kanë potencialin që të kryejnë vepra penale të tjera, ose të jenë në gjendje të ndryshojnë provat që janë në çështje penale. Dhe ne për sa i përket çështjes Beleri, shpjeguam se ai nuk është në gjendje të bëjë asnjë nga këto të tria. Kemi ardhur për të folur vetëm për çështjen Beleri dhe vetëm për këtë çështje do të flasim”, tha ai.