Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Aktualitet

GJKKO vendos sekuestrimin e 26 pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, reagon menjëherë avokati pas shoqërimit në polici, tregon vendimin që kanë marrë

GJKKO vendos sekuestrimin e 26 pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, reagon

Pas hetimeve të SPAK, GJKKO vendos sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit. Hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020 në kuadër të ligjit anti-mafia. Ylli Ndroqi i njohur dhe si Xhemal Pasmaçiu është arrestuar për trafikim heroine në Turqi e Itali, konkretisht i arrestuar për heroinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali. Ylli Ndroqi u arrestua në Itali edhe si organizator i trafikut të drogës. 

Pas shoqërimit në polici të biznesmenit ka reaguar avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa ka folur për mediat ku ka bërë të ditur se Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar por ka bërë shoqërimin e mjetit të tij " Merces-Benz, modeli S600", pasi është ndaluar nga forcat operacionale për sekuestrimin e makinës si pjesë e vendimit të SPAK. Avokati i tij tha se vendimi për sekuestrimin e pasurive të tij do të apelohet në Apelin e GJKKO, pasi pasuritë e tij janë të ligjshme. Avokati shprehet se ky Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik që po i bëhet atij, pas gjyqit që ka të hapur me kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

 "Është vendosur sekuestro e pasurive të tij. Ka qenë duke udhëtar me makinë e tij Merces-Benz, modeli S600" dhe është ndaluar nga forcat operacionale për t'i marrë makinën si pjesë e sekuestros. Ylli Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka shoqëruar makinën e tij dhe të kërkojë sqarime. Brenda afatit ligjor 5 ditor do ta apelojmë.E gjitha pasuria e tij është e krijuar nga burime të ligjshme, është e krijuar nga aktivitete të shoqërisë së tij dhe nga kreditë bankare. Ai mendon se ky është një sulm politik dhe për shkak të gjyqit që po zhvillohet njëkohësisht ndaj tij dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj", tha Qafa.