Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjoba tregtarëve në Shkodër, Prokuroria dorëzon dosjen e 7 të arrestuarve në gjykatë

Postuar: 15/11/2017 - 08:40

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim dosjen mbi 7 anëtarët e grupit të gjobëvënësve në Shkodër, të cilët shantazhonin tregtarët për t’iu marrë para. Për 2 persona të tjerë, organi i akuzës ka vendosur pushimin e çështjes, ndërkohë që ka arritur të zbardhë të gjithë aktivitetin e gjobëvënieve. Grupi vepronte në tregun e Zdrales dhe është mbajtur nën vëzhgim për të paktën 5 muaj, nga tetori 2016 deri në shkurt të 2017-s, ku gjatë hetimeve janë faktuar edhe pagesat mujore të tregtarëve që varionin nga 5 deri në 10 mijë lekë në muaj. Prokuroria ka arritur të zbardhë edhe rolet e të pandehurve që akuzohen për “shtrëngim me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë” dhe “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”. Gjoba vendosej në formën e pagave mujore ndaj bizneseve, si një lloj garancie për të patur mbrojtje. Të gjitha pagesat, që dorëzoheshin në një lokal afër tregut, shënoheshin në një bllok. Operacioni për goditjen e këtij grupi u realizua në mars të këtij viti, megjithëse disa nga tregtarët thanë se paratë ua kanë dhënë me dëshirën e tyre për t’u ruajtur dyqanet.

Të arrestuarit

 Muhamet Lici, i datëlindjes 1992, lindur dhe banues në Lagjen “Guerrile” Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/2/5 të K. Penal; Abedin Bajraktari, i datëlindjes 1990, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” Shkodër, në gjendje gjyqësore “i dënuar”; Denis Skutina, i datëlindjes 1993, në Shkodër dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”; Besmir Domnori, i datëlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen “Qemal Stafa” Shkodër; Gëzim Vajushi, i datëlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i dënuar më parë; Fatmir Dibra, i vitlindjes 1964, lindur dhe banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkoder si dhe Shtetasi me inicialet G. S., i datëlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 12:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditës e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një 23-vjeçare pranë fshatit Gjormë. 

Viktima është Davida Doda, 23 vjeçe.

Postuar: 21/11/2017 - 12:16

Një i dënuar në burgun e Shën Kollit është vetëvarur ditën e sotme.

Viktima është një 20-vjeçar nga Shkodra.

Postuar: 21/11/2017 - 10:37

Eshtë pranuar ballafaqimi për të vërtetuar kërcëninmin e Ylvi Beqaj, i Besnik Musait me noteren Alda Spahiu dhe Ylvi Beqaj me shoferin e tij. 

Postuar: 21/11/2017 - 09:24

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç masave për displimimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, gjatë të cilit u mbyllën 94 thertore, ka në qendër të vëmendjes edhe

Postuar: 21/11/2017 - 09:09

Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime e vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore.

Postuar: 21/11/2017 - 08:00

Forca e ligjit do të veprojë brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Postuar: 21/11/2017 - 07:59

Një çift të moshuarish janë grabitur dhe dhunuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Shkallnur të Durrësit.