BREAKING NEWS

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos heqjen e koalicioneve, Basha dhe amerikanët lënë në baltë presidentin

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos
x

Aktualitet

Gjobat për mbajtjen e maskës/ Altin Goxhaj bën thirrjen e papritur: Ja pse nuk duhet të jepni emrin e babait kur t’iu pyesë policia

Gjobat për mbajtjen e maskës/ Altin Goxhaj bën thirrjen e

Avokati Altin Goxhaj, ka folur rreth vendimit të qeverisë për mbajtjen e detyruar të maskës në ambiente të hapura, si dhe penalitet me gjobë që vendosen nga autoritetet për mosmbajtjen e saj. Goxhaj i bën thirrje të gjithë qytetarëve që mos e japin emrin e babait kur efektivët ua kërkojnë për të plotësuar gjobën.

“Mos e shkruani emrin e babës në gjobën e policisë për mosmbajtjen e maskës. Mos e shkruani që t’i fusnin ata në një konfuzion të ri. Ky konfuzion i ri përcaktohet nga e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të mbajtur përgjegjësi për veprimet e veta. Në kohën e Enver Hoxhës nëse djali bënte një gjë e hante dhe babai, vëllai, mamaja, motra, halla, xhaja, tezja madje dhe shokët.

Në komunizëm nëse ti bëje diçka, për agjitacion dhe propagandë ose kur dilje kundër qeverisë e hante gjithë familja. Nëse ju dilni pa maskë e ha gjithë familja, sepse ai që ka kontratën e energjisë mban përgjegjësi. Kur lidhet një kontratë lidhet me një individë dhe ai individ mban përgjegjësi për atë kontratë dhe asnjë person tjetër i familjes nuk mban përgjegjësi.  Çdo qytetar mban përgjegjësi për veprimet e veta.

Deri në 18 vjeç  ti je në kontrollin e familjes por mbi 18-vjeç nuk je më. Por për një djalë 25-vjeç i cili merr një gjobë për maskat, ata duan që t’ia faturojnë babait. Këtë s’mund ta bëjnë pasi babai nuk ka asnjë detyrym për ta paguar, mjafton që djali të thot se nuk jeton me familjen dhe të mos jap llogari se ku jeton. Babai nuk ka pse të paguaj faturat e djalit”. tha Goxhaj për Fax News.