BREAKING NEWS

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është një 18-vjeçar, 4 të rinj në gjendje të rëndë, Policia jep detajet e para  

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është
x

Aktualitet

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, vrau kunatën dhe e hodhi trupin në liqenin e Sharrës

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën,

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, i cili më 13 shkurt të 2019 ka vrarë kunatën e tij, Lirie Xhepa dhe më pas trupin e pajetë e hodhi në liqenin e Sharrës. Sipas burimeve, trupa gjykuese mësohet të ketë pranuar kërkesën e prokurorisë të bërë në datë 21 tetor 2020, që Xhepa të mbyllej në qeli përjetë për krimin e bërë. Gjithashtu kujtojmë se, Xhepa u arrestua 13 ditë pas vrasjes së kryer, në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë. Theksojmë se gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës. Shkak i këtij krimi ka qenë një konflikt pronësie dhe se sipas tij Lirie Xhepa i kishte ulur reputacionin familjes. “Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar marrëdhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”, ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës. Kujtojmë se 49-vjeçarja Lirie Xhepa, u gjet nga kalimtarë të rastit pranë liqenit të Sharrës në shkurre, e masakruar, mëngjesin e 14 shkurtit 2019. Referuar ngjarjes, 49-vjeçarja, pasi është torturuar dhe goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, është qëllua tre herë me pistoletë nga kunati i saj. Pas këqyrjes së kufomës, burimet thanë se gruaja e masakruar ka marrë një plumb në kokë dhe dy në bark. Pas ngjarjes së rëndë dhe hetimeve policia identifikoi autorin e krimit makabër, i cili ishte kunati i Lirie Xhepës. Gjithashtu nga hetimet ditën e ngjarjes u zbulua se viktima ishte vrarë në një vend tjetër dhe më pas ishte hedhur në një ferrë pranë liqenit të Sharrës. Sipas hetuesve vrasja e 49-vjeçares, është bërë rreth orës 21:00-22:00 të datës 13 shkurt. Lirie Xhepa ishte larguar nga banesa pasditen e datës 13 pa lënë adresë. Pasi nuk erdhi as në mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën edhe lajmin se nëna e tyre ishte ekzekutuar. 49-vjeçarja, ishte e ve, prej 15 vitesh ajo kishte humbur bashkëshortin dhe ka qenë nënë e 4 fëmijëve. Ajo jetonte me dy djemtë e saj të vegjël ndërsa dy të tjerët i kishte në emigrim një në Angli dhe tjetri në Greqi. Ndërkohë, fqinjët e viktimës mësohet të kenë thënë pas ngjarjes së rëndë se ajo ishte një grua punëtore dhe e urtë. Lirie Xhepa merrej me bujqësi dhe blegtori, ndërsa prej pak kohësh kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh.
Arrestimi
Arrestimi i autorit, kunatit të saj, Dashamir Xhepa u bë në 26 shkurt të 2019 në qytetin e Peshkopisë ku edhe ishte fshehur. 39-vjeçari, pas krimit është larguar në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit. Xhepa u ndalua në hotel në momentin kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Efektivët pasi kishin rënë në gjurmët e 39-vjeçarit shkuan në hotelin ku u kamufluan si klientë dhe pasi identifikuan autorin bënë të mundur arrestimin e tij. Në pranga ka rënë edhe pronari i këtij biznesi, i cili akuzohej se ka përkrahur autorin e krimit.