Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjykata dënon më gjysmë shekulli burg "baronët" shqiptarë të drogës

Postuar: 12/09/2018 - 15:54

Gjykata greke ka vendosur gjysmë shekulli dënim me burg dhe gjobë për "baronët" e drogës nga Shqipëria. 
 
Në prill të një viti më parë, u sekuestrua një sasi prej rreth 1.5 ton drogë.
 
Arrestimi i tyre
 
Sipas prokurorisë greke, më 7 prill 2017, anëtarët e organizatës kishin shkarkuar ngarkesën e drogës në bregdetin italian dhe u kapën pas një ndjekjeje në ujërat e Greqisë. 
 
Ndjekja u realizua me anije, helikopterë dhe pjesëmarrjen e snajperëve. 
 
U shënuan edhe të shtëna me armë zjarri. Në fund, tre skafistë shqiptarë u arrestuan. 
 
Sipas autoriteteve italiane, vlera e ngarkesës së drogës arrinte në 10 milionë euro.
 
Dënimet e dhëna nga gjykata penale 3-anëtarëshe e Pireut:
 
– Si drejtues të grupit, gjykata e Pireut tregoi dy shqiptarë, baronë të trafikut të drogës, të cilët u dënuan me 23 dhe 24 vjet burg dhe 100,000 euro dhe 250,000 euro respektivisht.
 
– Tre shqiptarë të tjerë, të cilët ishin në bordin e gomones që shkarkuan drogën në Itali e më pas u nisën drejt Greqisë. Dy prej tyre u dënuan me 14 vite burgim, ndërsa një tjetër me 13 vite burgim. Pas shlyerjes së dënimit, do të depërtohen në Shqipëri. (Emrat e tyre nuk bëhen me dije nga raportimet e mediave greke).
 
– Një avokat i njohur në Pire u shpall fajtor si bashkëpunëtor dhe u dënua me 14 vjet burgim dhe një gjobë prej 70,000 euro.
 
– Një nga dy preh vëllezërve grekë të arrestuar në vrazhdën e hetimeve, biznesmenë në Athinë, u dënua me 13 vjet burg me një gjobë prej 60,000 euro. Vëllai i dytë u lirua.
 
– Shtetasi i katër grek, i cili u arrestua dhe ishte një operator vinçi i angazhuar në transferimin e anijeve, u dënua me 13 vite burgim me një gjobë prej 60,000 euro. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 17:39

Në lidhje me një foto që qarkullon në disa rrjete sociale ditët e fundit ku bëhet fjalë për një shtetas se dyshohet që është veshur me uniformën e ISIS  dhe qarkullon në qytetin e Burrelit, si dhe dyshohet se ka

Postuar: 24/09/2018 - 17:20

Policia Vendore e Kukësit dokumenton, identifikon dhe arreston në kohë rekord autorin e dyshuar t

Postuar: 24/09/2018 - 17:01

Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinne

Postuar: 24/09/2018 - 16:51

Jeta është bërë më e vështirë për një të ri nga një fshat i Kuçovës.

Postuar: 24/09/2018 - 16:44

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë sot vendimin lidhur me kërkesën për ndalimin e punimeve të n

Postuar: 24/09/2018 - 16:36

Në emisionin “Top Talk’ gazetarja Anila Hoxha, foli për situatën më të fundit të krij

Postuar: 24/09/2018 - 16:31

Stina e verës duket se u mbyll këtë të hënë.