BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Gjykata e Elbasanit dërgon për gjykim dosjen për vrasjen e Xhuvanit, Papleka akuzohet për vrasje, 2 zv.drejtorët e policisë dhe 6 efektivë për shpërdorim detyre, ja detajet

Gjykata e Elbasanit dërgon për gjykim dosjen për vrasjen e

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal të zakonshëm çështjen ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit. Gjykata la dje në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Paplekajn dhe “arrest shtëpie” për dy ish nëndrejtorët e policisë, Niko Palla dhe Albert Nushi dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ akuzohen shpërdorim detyre.

Lidhja e Niko Palla dhe Albert Nushit me ngjarjen

Vrasja e aktivistit politik Pjerin Xhuvani, 4 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, mund të ishte parandaluar nga dy zyrtarët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Hetimet e prokurorisë zbuluan se ata ishin të parët në vendin e ngjarjes, para se të ndodhte krimi. Dy ish-nëndrejtorët ishin lajmëruar nga militantë të opozitës, të cilët u kishin thënë se kishin ndaluar një person i cili dyshohej se po merrej me blerjen e votave. Mungesa e reagimit në kohë të dy zyrtarëve të lartë bëri që në mbështetje të personit të bllokuar në makinë të vinin disa persona të tjerë, mes tyre dhe Pjerin Xhuvani. Nxjerrja e armëve jo vetëm që nuk e angazhoi policinë, por përkundrazi, dëshmitarët pohuan se dy oficerët u larguan me vrap. Hetimet që nisën më pas, u penguan pikërisht për shkak të dëshmisë se rreme që dhanë Albert Nushi dhe Nikollaq Papa. Në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe me disa policë të thjeshtë, ata nuk treguan rolin e tyre të plotë në krim.

Detaje nga dosja hetimore

Sipas dosjes në fjalë, gjithçka nisi në orën 13:58 minuta kur në sallën operative të Policisë së Elbasanit mbërriti një telefonatë nga një person i identifikuar si Arjan Hoxha. Ky i fundit ishte prezantuar si përgjegjës i grupit për mbrojtjen e votës në Shtabin Elektoral të PD-së dhe njoftoi për prezencën e një makine, e cila shpërndante para në këmbim të votës në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Pasi u mor njoftimi, në vendin e ngjarjes mbërrijnë të parët dy zv.drejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të cilët vihen në kontakt me një grup personash që gjendeshin aty, mes tyre edhe Arbër Paplekaj. Personi në makinë që dyshohej se shpërndante para u identifikua si Mehmet Greca. Gjatë diskutimeve mes tyre dhe debatit të tensionuar, në vendin e ngjarjes mbërrijnë edhe persona të tjerë në mbështetje të Grecës, mes tyre edhe Gentjan Sharra, subjekt i dosjes “Plumbi i Artë”, Kelmend Xhaferri, Pjerin Xhuvani dhe Eldjon Bodinaku. Në këtë moment, njëri prej personave që shoqëronte Xhuvanin ka filluar të filmojë përsonat që gjendeshin nga krahu i grupit të Arbër Paplekajt. Bëhet fjalë për Ejon Demushin, i cili nxori celularin dhe po filmonte çfarë po ndodhte aty. Sipas prokurorisë, në këtë moment, Eldjon Bodinaku ka shkuar dhe ka goditur me grusht Erjon Demushin duke ndezur gjakrat, gjë që bëri që personat e pranishëm të nxirrnin armët dhe të qëllonin, përleshje e cila përfundoi me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e Bodinakut nga ana e mbështetësve të PS-së, si edhe plagosjen e Emiljan Prengës dhe Pavlo Vuksanit nga ana e demokratëve. E plagosur mbeti edhe punonjësja e policisë, Xhensila Sota. Sipas dosjes në fjalë, prokuroria akuzon Paplekajn për vrasjen e Xhuvanit dhe plagosjen e polices, Emiljan Prengës dhe Eldjon Bodinakut, ndërsa nuk dihet ende se kush qëlloi nga krahu i mbështetësve të PS-së dhe kush plagosi Pavlo Vuksanin.

Më të lexuarat