
Postuar: 12/07/2018 - 15:32
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për ish-zëvendës drejtorin e burgjeve, Iliaz Labin duke e dënuar me 3 vite burg.Labi akuzohet për korrupsion me tenderët e ushqimeve në burgje. Po kështu Labit i hiqet për 5 e drejta për të ushtruar funksione publike.
Ndërkohë Gjykata ka dhënë 4 vite burg për Shemsi Sinanin, 3 vite për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/