BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën, u kap me armë zjarri pranë selisë së Partisë Socialiste

Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën, u kap me

Gjykata e Tiranës ka rikthyer në skenë emrin e Vladimir Gjutës, pasi dje e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Gjuta u arrestua në 10 Shkurt të vitit 2020 pranë selisë së Partisë Socialiste. Referuar ngjarjes në fjalë kujtojmë se ai u konstatua nga efektivët e Gardës i armatosur me një pistoletë, të cilët ndërhynë duke e ndaluar. Efektivët e Gardës ishin pranë selisë së PS për të garantuar sigurinë e Kryeministrit, i cili në atë kohë ndodhej në selinë e Partisë Socialiste për të drejtuar mbledhjen e Kryesisë. Më përpara gardistët kishin krijuar dyshime për lëvizjet e Gjutës, i cili mbante një kapele dhe një çantë ku kishte afro 100 mijë Euro, ndërsa pistoleta iu gjet në brez. Ajo kishte një fishek në gojë, gati për të qëlluar dhe karikatorin e mbushur plot. Në momentin që është kapur Gjuta është justifikuar me faktin që kishte shumë hasmëri edhe për këtë arsye kishte marrë armën për vetëmbrojte. Në atë kohë ai ka sqaruar gjithashtu se paratë ia kishte dhënë familja dhe ai po shkonte në Exchange për t’i këmbyer. Ndërkohë avokati i Gjutës, më parë, mësohet të ketë thënë se klienti i tij nuk kishte për qëllim që t’i bënte atentat kryeministrit Edi Rama, por po thyente disa para, të cilat i duheshin për të hapur një biznes në Shqipëri. Ndërsa përsa i përket shumës së madhe të lekëve që iu gjetën në çantën "Gucci", avokati mësohet të ketë thënë se i ka fituar me punën në Angli. Por, vetë Gjuta ka deklaruar se nuk kishte qëllim që të kryente atentat ndaj kryeministrit, pasi ka simpati për Ramën, por dhe Berishën si politikanë, siç ka edhe për ish-presidentin amerikan, George Bush. Gjuta është dënuar për dy vepra penale “Mbajte pa leje të armëve” dhe “Prodhim, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ai gjithashtu ka edhe një çështje tjetër penale, e cila është në proces në Gjykatën e Tiranës. Ndërsa akuzohet për ushtrim dhune ndaj kushëririt të tij, të cilin e ka goditur duke i shkaktuar fraktura të rënda.
E shkuara e Vladimir Gjutës
Gjuta është një personazh shumë i njohur për policinë pasi emri i tij është lakuar edhe si personi që i vendosi tritol farmacisë së babait të ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai kishte kërcënuar ish-ministrin me një mesazh në numrin e tij personal. “Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja”, shkruhej në mesazhin pas të cilit Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat RENEA. Ndërsa disa kohë më pas, Gjuta u arrestua për dhunë ndaj babait të tij, duke thyer edhe masën e "Arrestit shtëpiak", por u lirua sepse familjarët nuk ngritën kallëzim penal. Më tej në dosje thuhet se me 31 janar 2020, i paraburgosuri ka tentuar të godasë me grusht shefin e regjimit, por duke qenë se ai është shmangur, Gjuta e ka kafshuar në dorë. Oficeri i policisë shpjegon se Gjuta i kishte kërkuar takim pasi donte të dinte se kush i kishte dërguar ushqime si dhe një kartë telefoni. Me të hyrë në regjim shpjegon ai, i paraburgosuri reagoi ashpër dhe tentoi ta godiste. Aktualisht Gjuta ndodhet në sektorin e observimit, pasi është problematik si me bashkëvuajtësit ashtu edhe me punonjësit e policisë. Pas një sërë hetimesh dhe nisur nga provat e paraqitura nga institucioni akuzës, Gjykata e Tiranës caktoi një masë të re sigurie “Arrest me burg” për të paraburgosurin.