Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjykata kërkon “arrest me burg” për biznesmenin që u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit

Postuar: 14/11/2017 - 16:03

Senaca për biznesmenin O.S i cili u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të mbahet nesër. Ndërkohë gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën “arrest me burg” për biznesmenin O.S. që u kap me 863 mijë euro në automjetin e tij në Elbasan.

Biznesmeni u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çështja për biznesmenin O.S. të arrestuar javë më parë në Elbasan i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo pasi, Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën për hetimin e O.S.

Hetimi për rastin, i kaloi task-forcës së Krimeve të Rënda, e cila merret me rastet për pastrim parash. Ndërkaq, O.S duhet të vërtetojë burimin e parave që iu sekuestruan.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 22:41

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në “Tonight Ilva Tare” u pyet nëse do të ndërmerrte masa për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, nëse ky i fundit do të refuzonte auditimin.

Postuar: 19/02/2018 - 22:26

Një grua në Tiranë ka denoncuar largimin e burrit nga banesa.

Postuar: 19/02/2018 - 21:39

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Mamurrasi. Në një kasolle bagëtish është gjetur i pajetë fetusi 8-muajsh i një foshnje sipas burimeve zyrtare nga policia.

Postuar: 19/02/2018 - 21:22

Asnjë vajze nuk i pëlqen këto 12 gabime që bëni ju!

Postuar: 19/02/2018 - 21:08

Historiani Kastriot Dervishi ka nxjerrë një foto të re nga arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku duket edhe makina e tipit “Ifa” duke tërhequr bustin e ish diktatori

Postuar: 19/02/2018 - 20:42

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotike.

Postuar: 19/02/2018 - 19:59

Një fshat në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike, pasi janë vjedhur bobinat e bakrit të transformatorit që furnizon me energji këtë zonë.