BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

“Gjykata Kushtetuese ia dorëzoi Kosovën zhvatësve të saj pro-amerikanë të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’”, Kim Mehmeti del me paralajmërimin e fortë: Përçarje të mëdha...

“Gjykata Kushtetuese ia dorëzoi Kosovën zhvatësve të

Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, që të rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit, dhe t’i japë të drejtë dekretit të Hashim Thaçin, për mandatarin e ri të qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Abdullah Hoti.

Mehmeti shkruan se në vend që Kosova t’ia kthente Kosovën popullit dhe votuesve, ajo ua dha atë pseudo-amerikanëve që kanë dalë nga strofulla e gjarprit.

“Në vend që Kosovën t’ia kthejë popullit dhe votuesve, Gjykata Kushtetuese atë ua dorëzoi zhvatësve të saj ‘proamerikanë’ të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’! Me çka mbase me vetëdije popullin e çon drejtë përçarjeve të mëdha politike!”, shkruan Mehmeti.

Ajo që të bën përshtypje deri më tani është se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti, për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, që do të rikthejë edhe njëherë polemikat në Kosovë.