
SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë organizatave jofitimprurëse për lirinë e organizimit

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2023

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën më 20 nëntor vendimarrjen lidhur me kërkimin e disa organizatave jofitimprurëse për të shfuqizuar disa përcaktime të ligjit “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Kërkuesit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, dega Tiranë; Këshilli Shqiptar i Medias; Aleanca kundër Diskriminimit LGBT dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – BIRN Albania, kanë pretenduar në kërkim se përmbajtja e disa dispozitave në këtë ligj cënon të drejtën kushtetuese për t’u organizuar, që garantohet nga neni 46 i Kushtetutës dhe nenin 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; se janë në kundërshtim me parashikimet e nenit 17 të Kushtetutës dhe me standardet ndërkombëtare, që kërkojnë që kufizimi i kësaj të drejte, përfshirë sanksionet, të jetë i parashikuar nga ligji, të ketë një qëllim legjitim dhe të jetë proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.Gjykata Kushtetuese njofton se ka pranuar pjesërisht kërkesën, duke shfuqizuar parashikimin që përcakton detyrimin për regjistrim fillestar brenda një afati 30-ditor.
“Gjykata arriti në përfundimin se ai jo vetëm që nuk buron si i tillë nga legjislacioni në fuqi, por, nga njëra anë sjell detyrime të tjera shtesë për këto subjekte dhe, nga ana tjetër, mosrespektimi i tij çon deri në konsiderimin e tij si shkelje, me pasojë dënimin administrativ me gjobë.
Për rrjedhojë, ky parashikim vendos një barrë joproporcionale, veçanërisht për organizatat që synojnë të krijohen rishtazi, duke përbërë kështu një pengesë në drejtim të lirisë së organizimit”, vlerëson Gjykata Kushtetuese.
Në lidhje me ato dispozita që kanë parashikuar kompetencat e kancelarit, gjykata arrin në përfundimin se vijnë në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës, që në mënyrë të shprehur ka parashikuar se regjistrimi i organizatave ose shoqatave bëhet në gjykatë, e cila është organi i vetëm kompetent në lidhje me çdo veprim që kryhet nga organizata ose shoqata, si në lidhje me fitimin e personalitetit juridik ose përfundimin e tij, ashtu edhe veprimet që lidhen me ushtrimin e kësaj veprimtarie.
“Për rrjedhojë, kancelari, megjithëse ushtron detyrën pranë gjykatës, nuk përfshihet në konceptin kushtetues të gjykatës për sa u përket çështjeve që lidhen me regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, argumenton Gjykata.
Të tjera parashikime ligjore që janë rrëzuar si në papajtueshmëri me Kushtetutën, janë edhe ato të pikave 2 deri në 6 të nenit 49 të ligjit të kontestuar.
“Gjykata arriti në përfundimin se këto parashikime nuk plotësojnë standardet e kërkuara kushtetuese lidhur me qartësinë e normës juridike për sa i përket kuptimit dhe përllogaritjes së gjobave mbi të ardhurat vjetore të deklaruara të organizatave jofitimprurëse.
Po kështu, edhe kufijtë minimalë dhe maksimalë për vendosjen e gjobave nuk plotësojnë standardet e kërkuara për proporcionalitetin e kufizimit, duke mos respektuar kështu kriteret kushtetuese të kufizimit të lirisë së organizimit”, citohet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shprehet në vijim se pjesa tjetër e kërkimeve është rrëzuar pasi vlerëson se përmbajtja e tyre nuk cenon në thelb lirinë e organizimit dhe as nuk e bën të pamundur ushtrimin e saj./BIRN
Më të lexuarat


Planifikoi vrasjen e bashkëshortes/ Reagon ashpër Milaim Zeka dhe zbulon mesazhet e Naim Murselit: Mashtrues dhe intrigant shumë i madh...

I shiste lëndë narkotike gjimnazistëve, e pëson keq 32-vjeçari

Gara për vendet vakante në SPAK, KLP përzgjedh tre prokurorët, zbardhen emrat

Vetëdeklarimet e efektivëve/ Gazetari i njohur flet me shifra, zbulon sa për qind e policëve përdor aplikacionet SKY EC

Vrau dhëndrin pranë gjykatës, merret vendimi për Mexhit Picarin dhe të bijën

Ku shkojnë paratë e sekuestruara? Eksperti Karamuço bën deklaratën e fortë: Disa prona shkojnë...

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 15-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital (Detajet)

Del foto, ja kush është autori i vrasjes në Fier, përdori “Benz-in” gri për t’u larguar nga vendngjarja

Emri/ Vrau me dy plumba në bark 41-vjeçarin në Fier, identifikohet autori

Ndërpritet mësimi në Mamurras, mësohen shkaqet
