BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Gjykata më thotë se e provokon vet”/ Burri e dhunonte, gruaja tregon sesi jeta e saj vazhdon të jetë një ferr i vërtetë edhe pas ndarjes prej tij: Rrëmbeu një dru dhe...

“Gjykata më thotë se e provokon vet”/ Burri e dhunonte,

Një grua e dhunuar prej 30-vitesh nga bashkëshorti i saj është rikthyer sot sërish në emisionin ‘Historia ime’ pas një viti, ku ka treguar se në jetën e saj nuk ka asnjë ndryshim.

Tashmë jeton me qira me fëmijët kur në fakt duhet të jetonte në banesën sociale të Bashkisë, por atje jeton dhunuesi.

Vajza e saj punon dhe sjell sadopak të ardhura në familje, ndërsa djali pavarësisht përpjekjeve për të gjetur një punë nuk ka mundur, institucionet shtetërore nuk e përfillin aspak rastin e saj dhe nuk i japin asnjë zgjidhje.

Vetë ajo thotë se “jam dhunuar nga ligji, jo vetëm nga ish-bashkëshorti”. Çdo herë që ka trokitur në dyert e institucioneve është hasur me neglizhencë dhe mospërfillje, madje i kanë thënë edhe se nuk duhet të ketë frikë se bashkëshorti nuk e vret.

Një rast më i fundit që ajo tregon lidhet pikërisht me një përpjekje të saj për të dalë nga gjendja që e ka pllakosur. Duke qenë se nuk mundet të punojë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, një ditë vendosi të shkonte të merrej me tokën e banesës sociale për të siguruar diçka.

Mirela Milori: Shkove të punoje tokën në shtëpinë që gjykata ju a ka vënë të dyve për të jetuar?

Zonja X: Po.

Mirela Milori: More veglat e punës për të punuar tokën dhe ish-bashkëshorti erdhi?

Zonja X: Doli nga banesa, më tha fjalët më të pista, rrëmbeu një dru që të më godiste.

Mirela Milori: Donte të të godiste me dru?

Zonja X: Po, arrita të ikja me vrap. Erdhi edhe policia, në sy të policit më thoshte “do të të vras, do të të pres”, fjalët më banale sa dhe polici më shtyu e më tha “ik, mos rri këtu”. Kur shkoj në gjykatë, gjykata më thotë “ti e provokon”.

Mirela Milori: A është banesë e përbashkët?

Ana Pertena (avokate): Po, është me vendim gjykate.

Mirela Milori: Po atëherë pse e provokon, ti mund të hysh kur të duash në shtëpi, apo jo?

Zonja X: “Ti e provokon”. “Zoti gjyqtar, si e provokoj unë?” “Ti je provokuese”. “Çfarë thua?”, thashë. “Çfarë është ligji?” “Do më vrasë”, i thashë. “Po jo moj, s’ka vrarë njeri”, tha.

Aba Zeneli (psikologe): Minimizimi i traumave fizike dhe psikologjike që pësojnë njerëzit edhe nga instancat e tjera është një gjë e pashpjegueshme në vendin tonë.

Ana Pertena (avokate): Ky është identifikimi i shumë rasteve të pambrojtura edhe nga policia, edhe nga gjykata që ne i hasim çdo ditë. Është fatkeqësi e madhe, por që ky është realiteti. Në shumicën e rasteve, edhe urdhrat e mbrojtjes pavarësisht se lëshohen, në rastin konkret nuk janë lëshuar si duhet, nuk është se zonja nuk ka urdhra mbrojtjeje të mëparshëm, do të thotë që nuk kanë efikasitet.

Më të lexuarat