
Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Gledis Nano kërkon angazhimin maksimal të strukturave policore, ja mesazhi për efektivët

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2022

“Të parandalohet me çdo kusht kultivimi i bimëve narkotike. Nuk do toleroj askënd. Të punohet për të marrë informacion për vendndodhjen e personave në kërkim”.
Këto janë deklaratat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një takimi për analizën vjetore të punës së organeve të rendit për vitin 2021 në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.
Numri 1 i policisë, e vendos theksin në zbardhjen dhe reagimin e plotë të ngjarjeve kriminale.
Një tjetër aks që Nano vendos theksin, është lufta kundër kultivimit të kanabisit në territor.
”Parandalimi i krimeve të rënda është indikatori matës për sigurinë e qytetarëve. Ky indikator nuk ka qenë në favorin tonë gjatë vitit 2021, ndaj kërkoj nga të gjitha strukturat, angazhim maksimal, si nga ato të burimeve njerëzore, ashtu edhe ato inteligjente dhe teknologjia që keni në dispozicion. Duhet me çdo kusht të parandalojmë dhe të reagojmë fort kur ndodh një ngjarje. Të koordinojmë veprimet me të gjitha agjencitë ligjzbatuese, por të mos nënvlerësojmë informacionin e qytetarëve, se është shumë thelbësor, me qëllim që të zbardhen ngjarjet në kohë dhe ato të ndodhura më parë.
Të punohet për të marrë informacion për vendndodhjen e personave në kërkim, të atyre që kanë tendencë të mbajnë armë zjarri në banesë e më keq akoma që qarkullojnë me armë zjarri dhe të organizohen shërbimet për kapjen e tyre. Me jepni objekt konkret dhe keni gjithë mbështetjen time, do t’ju vë në dispozicion Forcat Operacionale, FNSH e RENEA, por me objekt konkret.
Të parandalohet me çdo kusht kultivimi i bimëve narkotike. Nuk do toleroj askënd, por askënd, cilido qoftë, që do implikohet dhe do bëhet palë me ata që tentojnë të kultivojnë. Nuk do mundet askush që të njollosë figurën time dhe as të Policisë së Shtetit. Përfitoj nga rasti që kam prefektin këtu, që t’i kërkoj mbështetjen e tij dhe të institucionit që drejton, që bashkërisht të punojmë për ta parandaluar kultivimin e kanabisit.
Njëkohësisht kërkoj nga ju që të evidentoni dhe godisni grupet kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike kanabis dhe drogave të forta. Përgjegjësia është e përbashkët, që nga Policia vendore deri te ajo Kufitare, për rastet e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndaj bashkëpunoni duke shkëmbyer informacion edhe me SHÇBA-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, zhvilloni operacione të përbashkëta, për të krijuar një terren të pafavorshëm për ata që merren me veprimtari kriminale.
Reagimi juaj për ngjarje që cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve apo kur qytetarët kanë nevojë për ndihmën e Policisë është një tjetër indikator që shërben në rritjen e besimit të qytetarëve te Policia. Policia duhet të jetë shembull, Polici me autoritet dhe autoriteti fitohet me punë, ndershmëri e përkushtim”.
Më të lexuarat


“Sapo kisha dal nga burgu dhe kisha nevojë për...”/ Dikur miq të ngushtë, sot duan të “hanë kokat” e njëri-tjetrit, si nisi përplasja Dumani-Çela që ngriti në këmbë policinë

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha zbërthen emrin e koduar të operacionit që shkatërroi tetë grupe kriminale

“Plumbi i artë”/ Zbardhen emrat e 14 personave që janë shpallur në kërkim nga policia pas rrëfimit të Nuredin Dumanit

Ngjarjet kriminale/ Dumani rrëfehet për vrasjen e Ervis Dedës: Festim Qoli e Henrik Hoxha e pranuan ekzekutimin, ja sa mijëra euro kanë paguar drejtësinë për të mbyllur çështjen

Nga Talo Çela, Ervis Martinaj te.../ Nuredin Dumani u preu biletën kokave të mëdha, publikohet dosja e plotë e Gjykatës për ngjarjet më të rënda kriminale
