BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Aktualitet

“Goditëm në kohën e duhur”, prokurori i Barit nxjerr prapaskenat e rënda: Mes 37 të arrestuarve ka edhe zyrtarë shtetërorë!

“Goditëm në kohën e duhur”, prokurori i Barit nxjerr

Gjatë konferencës së përbashkët mes anti-mafias italiane dhe SPAK u bënë mjaft deklarata të forta.

Prokurori i Barit dhe numri dy i Eurojust, Filipo Spezia është shprehur se në këtë operacion anti-droge janë angazhuar skuadrat më të përgatitura të cilat janë vënë përballë grupit kriminal, në të cilin janë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë.

“Autoritetet kanë krijuar aleancë kundër krimit. Operacioni u koordinua nga Eurojust. Kjo skuadër e vendosur përballë grupit kriminal, është skuadra më e përgatitur për t’u vënë përballë krimit. Duhet të merret shembull për të ardhmen dhe për të gjithë vendet e tjera. Krimi shqiptar përdor tashmë kufijtë detarë. Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe dua të evidentoj diçka shumë të rëndësishme. Kemi nevojë për vëmendje gjatë gjithë kohës, ta kemi “shqisën” e zgjuar. Kjo strukturë që u vu përballë këtij grupi goditi në kohën e duhur”, tha Spezia.

Ndërkohë mësohet se autoritetet italiane kanë insistuar që asnjë emër të mos bëhet publik pasi hetimet ende vijojnë.