BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Aktualitet

Goditën mjeken dhe dëmtuan dyert e spitalit, arrestohen 2 persona nga efektivët policisë së Komisariatit nr. 4 në Tiranë  

Goditën mjeken dhe dëmtuan dyert e spitalit, arrestohen 2 persona nga

Efektivët e policisë së Komisariatit nr 4 të Tiranës ka vënë dje në pranga dy persona, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë, pasi në një spital shtetërorë kanë goditur me grushte një mjeke, si dhe kanë dëmtuar dyert e ambientit. Dy të arrestuarit kanë goditur mjeken me pretendimin, për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej në këtë spital. Gjithashtu dy të arrestuarit, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast. Ndërkohë tani ata akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se disa shtetas kishin goditur për shkak të detyrës një mjeke dhe kishin dëmtuar ambientet e spitalit ku ajo punonte, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç. Këta shtetas, rreth orës 02:00 të ditës së sotme, në ambientet e një spitali shtetëror, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një mjeke të këtij spitali, me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej në këtë spital, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni”, njoftoi dje policia.