BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x
BREAKING NEWS

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet i vdekur i riu në Elbasan

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet
x
BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Tiranë/ Operacioni ‘Klientët’ vë në pranga 7 persona, zbulohet aktiviteti i tyre i jashtëligjshëm (DETAJE)

Goditet grupi kriminal në Tiranë/ Operacioni

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Klientët”. Falë këtij operacioni kanë rënë në pranga 7 persona, proceduar 1 tjetër dhe shpallur në kërkim një të 9-të pasi akuzohen si të përfshirë në një aktivitet për shitjen e drogës në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një lokal në rrugën “Gjin Bue Shpata”, qëndronte i hapur pas orës policore dhe ishte përshtatur si ambient për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor të koduar “Klientët” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. S, 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prishja e qetësisë publike” (menaxheri i lokalit);

D. C, 24 vjeç, M. B, 25 vjeç, E. Xh, 23 vjeç, L. K, 20 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” (banakier të lokalit);

G. M, 28 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” (klient i lokalit), pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë;

B. H, 30 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” (klient i lokalit).

U procedua në gjendje të lirë një 32-vjeçar për veprën penale “Moskallëzim i krimit” (staf i lokalit).

Si dhe u shpallën në kërkim dy shtetas.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se lokali në menaxhimin e shtetasit M. S., punonte 3 ditë të javës në kundërshtim të aktit normativ, pas orës së lejuar policore si dhe në bashkëpunim dhe me stafin e këtij lokali kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.