Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Goditi në fytyrë dhe trup kreun e grupseksionit të PD-së, arrestohet zyrtari i Bashkisë

Postuar: 20/06/2019 - 16:46

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Devoll Fezi Shaholli, ka denoncuar dhunimin e kreut të grupseksionit të PD-së Miras, Albert Çokanin.

Pas kësaj policia ka vënë në pranga punonjësin e shërbimit zjarrfikës në bashkinë e Devollit me iniciale K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht.

Sipas Shahollit, i riu ka ushtruar ka hyrë në lokal me 7 persona të tjerë dhe kanë tentuar të prishin takimin elektoral që ai po mbante me disa banorë.

Devoll/ Njoftimi i policisë:

Arrestohet një punonjës i Bashkisë Devoll, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht (me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Devoll).

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll (kandidat i pavaruar për Kryetar Bashkie në Devoll), i cili ka deklaruar se më datë 19.06.2019, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavaruar, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2019 - 22:51

Ka patur sërish tensione këtë të hënë në protestën në zonën e Astirit, ku policia ka shoqëruar tre persona pas përplasjeve.
 

Postuar: 22/07/2019 - 22:35

Ish e dashura e djalit të deputetit të PS-së, Xhisiela Maloku ka postuar një foto në rrjetin e sa

Postuar: 22/07/2019 - 21:58

Gazetarja Sonila Meço tha se 3 vite pas Reformës në Drejtësi është tejkaluar çdo lloj afati në ng

Postuar: 22/07/2019 - 21:15

Ditëve të freskëta, ku temperaturat nuk i kaluan 30 gradët, duket se iu erdhi fundi.Duke filluar

Postuar: 22/07/2019 - 21:04

Dy persona të paidentifikuar kanë ndaluar një mjet tip BMW dhe kanë qëlluar me sende të forta dhe

Postuar: 22/07/2019 - 20:40

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u godit me një mjet prerës nga një adoleshe

Postuar: 22/07/2019 - 20:08

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones deklaroi se Amerika vijon që të jetë në