BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Aktualitet

Goditi për vdekje me shkop të atin, 25-vjeçari tregon arsyen e krimit

Goditi për vdekje me shkop të atin, 25-vjeçari tregon arsyen e

25 vjeçari Edis Rrapaj pas vrasjes të të atit në Luar të Roskovecit mësohet se para grupit hetimor ka treguar shumë pak për arsyen se përse kreu krimin.“ Bëra një debat me babain për një problem të vëllait tjetër që jeton me ne. U nxehëm shumë dhe më pas e godita me shkop. Ai më pas vdiq”, ka thënë ai.

Ndërkaq pritet që grupi hetimor pritet të thërrasë për të dëshmuar dhe djalin tjetër të familje Rrapaj. Burimet tregojnë gjithashtu Prokuroria e Fierit ka kërkuar që një grup ekspertësh të përcaktuar gjendjen psiqike të autorit të vrasjes.

Në fshat jo vetëm ai por dhe i ati njihen si persona me çrregullimi të shëndetit mendor. Ndaj kjo është dhe arsyeja që Edis Rrapaj do ti nënshtrohet ekzaminimit mjekësor të specializuar.