Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Goditje fatale për familjarët e Admir Muratajt, sekuestrohen miliona euro pasuri

Postuar: 17/06/2019 - 09:18

Sekuestrohen rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të shtetasit Admir Murataj dhe familjarëve të tij. Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kanë bërë sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat i përkisnin shtetasve A. M., Sh. M. dhe C. M., dhe konkretisht:

Vilë 3 – katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut,

Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016

Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.

Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.

9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.

Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 23:47

Një shqiptar ka shkaktuar një rrëmujë në një lokal në qytetin e Milanos në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se shqiptar ishte gjysmë i zhveshur dhe i dehur në momentin që është future brenda në lokal.

Postuar: 20/07/2019 - 23:29

 Ambasada Amerikane nxit nxënësit e rinj të Tiranës që të angazhohen në komunitet dhe të sje

Postuar: 20/07/2019 - 21:09

Gjystina Grishaj është burrnesha e vetme në Malësinë e Kelmendit.54 vitet e jetës i ka kaluar në

Postuar: 20/07/2019 - 20:42

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – Pogradec.Një motor dhe n

Postuar: 20/07/2019 - 19:25

Ditën e sotme deputetja Aurora Mara ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan mbi mbyllj

Postuar: 20/07/2019 - 18:32

Pedagogu i njohur, Artan Fuga në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24, pyetur nëse SPAK-u

Postuar: 20/07/2019 - 18:24

Pas tri rasteve të shpërthimit nga bombolat e gazit, Inspektorati Shtetëror Teknik është i pafuqi