BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Aktualitet

“Goja llap e shpina dap”/ Eksperti i njohur i shëndetësisë tregon prapaskenat e këtij shteti për alarmin e variantit të ri të koronavirusit: Ja kush ka luajtur kartën e frikësimit të popullatës globale (Si mund të neutralizohet)

“Goja llap e shpina dap”/ Eksperti i njohur i

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, eksperti i njohur i Shëndetit Publik, Ilir Alimehmeti, shprehet në lidhje me variantin e ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi.

Eksperti shton se nuk ka asnjë arsye përse t’i trembemi mutacionit që ka pësuar koronavirusi i ri, i cili ka shpërthyer në Britaninë e Madhe që në dhjetor të 2020-ës. Me gjithë masat e rrepta që po ndërmarrin disa shtete, epidemiologu qetëson shqiptarët duke thënë se ai neutralizohet njëlloj nga vaksina anti-Covid e “Pfizer”.

Këtë e mbështet në studimin më të fundit nga Universiteti i Teksasit në SHBA, të cilët dhanë përgjigje të qartë se mutacioni i quajtur “N501Y” neutralizohet njësoj nga vaksina e “Pfizer”, e cila pritet të vijë brenda këtij muaji te ne.

Autorët e studimit morën në shqyrtim 20 persona të vaksinuar, të cilëve iu injektuan të dy variantet e virusit, “N501” dhe “Y501”.

Në përfundim, nuk u pa asnjë diferencë në aftësinë neutralizuese të antitrupave të prodhuar nga vaksina “Pfizer”.

Kështu, me gjithë ndryshimet që mund të pësojë virusi, vaksina që po shpërndahet kudo në botë e njeh dhe e neutralizon njësoj atë.

Paniku i lindur në botë, sipas epidemiologut, vjen si shkak i metodës së gabuar për të komunikuar riskun me publikun.

“Politika angleze futi hundët sërish dhe i erdhi ideja e mrekullueshme që ta deklaronte në Parlament në dhjetor si një nga arsyet pse duhej mbështetur lockdown në fundvit. Pra, duke luajtur kartën e frikësimit të popullatës globale dhe jo atë të ndërgjegjësimit të saj. Pasojat i dimë të gjithë. Panik global dhe goditjen kryesore e mori pikërisht Anglia sipas proverbit ‘goja llap e shpina dap’”, shkruan Alimehmeti në një postim të gjatë në rrjetet sociale, në të cilin apelon në fund qytetarët që të tregojnë edhe pak durim për përfundimin e kësaj situate që ka mbërthyer mbarë globin.

Varianti i ri i virusit përhapi jo pak panik në dhjetor kur Anglia u rifut në lockdown dhe shumë shtete mbyllën kufijtë me të.

Por mutacioni rezultoi më pas të jetë njoftuar se është në qarkullim që në muajin gusht në Itali dhe në shtator në Angli.

Sipas epidemiologut, virusi nuk ka pësuar asgjë veçse rrjedhën e tij natyrore.

“Çdo virus krijon mutacione që të mbijetojë, përfshirë dhe Sars-Cov-2. Më pas vjen aftësia e njeriut, këtë herë e superlaboratorëve anglezë, për ta identifikuar mutacionin e më pas provat që testojnë variantin e modifikuar nëse ka ndryshuar aq shumë sa të quhet i ri. Së fundmi, nëse vërtetohet që është i tillë, modifikohen vaksinat dhe terapitë”. Me pak fjalë, asgjë jashtë parashikimeve.