BREAKING NEWS

Kërcet thika në Sarandë, humb jetën një person

Kërcet thika në Sarandë, humb jetën një person
x
BREAKING NEWS

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e Florenc Çapjas

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj, kjo është koha e madhe e Shqipërisë, prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i
x
BREAKING NEWS

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit,
x
BREAKING NEWS

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x

Aktualitet

‘Golden Bullet’/ Kush është “Feste”, njeriu që akuzon SPAK se vrau Vis Dedajn e nënën e tij: Çfarë tregoi Coli për Lul Berishën

‘Golden Bullet’/ Kush është “Feste”, njeriu

Festim Qoli, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK dhe që në Durrës, njihet me nofkën “Feste”, është një nga njerëzit që jo vetëm se njihet si kontigjent në kartotekat kriminale të Policisë së Shtetit, por është evidentuar si njeriu që ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të Lulzim Berishës, që konsiderohet nga prokuroria si kapo i Bandës së Durrësit.

Një fakt i tillë ka dalë gjatë dëshmisë së dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, nga bashkëpunëtori i Drejtësisë, Adriatik Coli, i cili ka rrëfyer se kur është kthyer nga Italia në Durrës, kishte mësuar se Lulzim Berisha dhe Festim Qoli, kishin pasur një konflikt ku në sherr e sipër Festim Qoli, e ka qëlluar me armë Lulzim Berishën.

Por çfarë ka treguar në atë periudhë, Adriatik Coli, i cili në cilësinë e bashkëpuntorit të vrasjeve të bëra nga anëtarët e Bandës së Durrësit dhe si bashkëpuntor Drejtësie ka treguar se:

“…kam ikur në Itali, dy ditë pas vrasjes së Ilir Koldashit, në muajin tetor 2005. Unë kam qenë bashkautor, por më pas mësova se në Itali më kishin ndjekur persona që donin të më vrisnin. Në këtë kohë kam vendosur me vullnetin tim të lirë, të kthehem në Shqipëri dhe të paraqitem para organeve të drejtësisë për të deklaruar gjithçka dija lidhur me vrasjen e Ilir Koldashit, si dhe gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat edhe unë ka qenë pjesë…” – ka treguar Coli.

Më tej ai ka shtuar se: “…në muajin dhjetor të vitit 1997, unë u ktheva në Shqipëri, pasi më ktheu policia gjermane. Kur u ktheva në shtëpi, përballë banesës time, kishte ardhur për të jetuar një familje e re. Pjesëtar i kësaj familje ishte shtetasi Lulëzim Berisha, i moshës rreth 35 vjeç. Unë këtë shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjësisë ne krijuam shoqëri me njëri-tjetrin, e cila u forcua akoma dhe më shumë, pasi Lulin e qëlloi me pistoletë, Festim Qoli, të cilin e thërrisnin “Feste”. 

Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali “Xhorxhit të Nores” që ndodhet në afërsi të “Nish Gomës” së vjetër në Durrës. Nga Luli dhe persona të tjerë kam mësuar se së bashku me “Festen”, atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe K.P. Të dy këto shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar këta të dy me pistoletë, po nuk i kishte goditur. Unë kam mësuar se shkaku i përplasjes me armë midis “Festes” dhe Lulit ishte banal…”, tregon Adriatik Coli.

 

Më të lexuarat