
E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

“Golden Bullet”/ Nuredin Dumani nxjerr rreth 100 emra të botës së krimit, SPAK përgatitet për...

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Maj 2022

Një javë pas operacionit "Plumbi i Artë", SPAK bëhet gati për një valë të dytë arrestimesh. Shkak është bërë dëshmia e detajuar e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili mësohet se ka nxjerrë në pah rreth 100 emra të rinj të botës së errët të krimit në vendin tonë.
Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “Plumbi i Artë”, që po zhvillohet prej 1 jave nga prokuroria e posaçme SPAK dhe Policia e Shtetit.
Dhjetëra kontrolle banesash, magazina, servise dhe disa vendngjarje, janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në teren oficerë të BKH-së dhe prokurorët e SPAK.
Nuredin Dumani, dhe miku i tij, Henrik Hoxhaj, deri në këtë fazë të hetimeve konsiderohen nga SPAK si njerëzit më të rëndësishëm që kanë bashkëpunuar me prokurorinë, duke treguar pjesëmarjen në disa vrasje dhe tantativa vrasjesh të dështuara.
Gazetari Elton Qyno tha se sipas burimeve nga SPAK Dumani në dëshminë e tij, ka nxjerrë rreth 100 emra të personave të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në disa qytete.
Një pjesë e këtyre emrave, janë arrestuar dhe shpallur në kërkim me vendim gjykate, ndërsa për pjesën tjetër thanë burimet, vijohet të hetohet në çdo moment.
Ndërkohë SPAK, është duke përgatitur terrenin për një valë të dytë arrestimesh, në zonën e Fushë-Krujës, Fierit dhe Vlorës, vende këto ku besohet se Nuredin Dumani dhe grupi i miqve të tij, kanë kryer vrasje me pagesë për llogari të personave të tjerë që kanë influencë të madhe kriminale në këto zona.
Sipas SPAK, Hoxhaj dhe Dumani, kanë vepruar si grup kriminal në disa ngjarje të rënda, ku dyshohet se kryenin vrasje me pagesë në disa qytete.
Shumë nga vrasjet, janë dëshmuar para prokurorëve, ku rëfimet e tyre jo vetëm janë mbajtur shënim, por edhe janë filmuar e rregjistruar në cilësinë e provës materiale.
Dumani dhe Hoxhaj, mësohet se kanë treguar dhe anëtarët e grupit të Talo Çelës, që vijon të qëndrojë prej disa vitesh në arrati.
Sipas policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, Hoxhaj, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Nuredin Dumanin, në Kosovë dhe në Shqipëri, ku disa herë Dumani shfaqej si “Broker” në ekzekutimet që kryheshin në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Peqin.
Një javë më parë SPAK dhe Policia e Shtetit, finalizuan operacionin “Plumbi i Artë”, duke lëshuar 32 masa arresti, ku 18 prej tyre u arrestuan ndërsa 14 të tjera janë shpallur në kërkim.
Më të lexuarat


Anëtarësimi/ Zelensky i bën thirrje Bashkimit Europian: Bëni detyrën tuaj, nuk duhet të zgjasë...

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA-ve, Yuri Kim jep mesazhin e fortë

Ngjarje tragjike, dadoja me foshnjën rrëzohen në pishinë, humb jetën 50-vjeçarja (Detajet)

Panik dhe tmerr/ Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente, pasagjerëve u bie të fikët

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

E rëndë/ Përplaset me pemën, humb jetën vajza e re shqiptare në Itali (EMRI+FOTO)

Aksident i frikshëm në rrugën Fier -Tepelenë, makina humb kontrollin, shpëtojnë për mrekulli pasagjerët

U raportua se humbi jetën aksidentalisht, policia zbardh detaje të reja nga vdekja e 60-vjeçarit, arrestohet autori në Dibër, procedohet 3 të tjerë

Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Njihuni me surprizat e motit më parë

Video epike nga Samiti i NATO-s, ja momenti kur Boris Johnson trembet nga Erdogan (Video)
