
Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

“Golden Bullet”/ Paralajmëron Shkëlqim Hajdari: Goditje 360 gradë! Ja çfarë ndodh pas këtij operacioni të SPAK

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Maj 2022

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se operacioni i SPAK ‘Golden Bullet’ është goditja më e madhe ndaj grupeve kriminale.
I ftuar në një intervistë televizive, Hajdari e ka konsideruar operacionin si goditjen më të madhe për shkak të numrit të personave të arrestuar e të shpallur në kërkim dhe dëmit të madh të shkaktuar në ngjarjet që këta persona janë të përfshirë.
“Është goditja penale më e rëndësishme e grupeve kriminale nisur nga personat e përfshirë, dëmi i madh i ngjarjeve dhe kjo është një tregues i cilësisë së punës të kryer nga SPAK dhe prokurorët që kanë punuar me këto çështje ndër vite.“- tha Hajdari.
Ish-Prokurori Hajdari vlerësoi punën e SPAK dhe u shpreh se të gjitha organet e tjera ligjzbatuese e parandaluese duhet të bëhen bashkë për të dërguar përpara drejtësisë kriminelët.
“Na mbetet të gjithëve ta vlerësojmë si një punë të shkëlqyer. Duhet të shërbej si një moment ku të gjitha organet e tjera duhet të bëhen bashkë për të luftuar e për të çuar para drejtësisë këta elementë të rrezikshëm. Nuk përjashtohet edhe mundësia që ky operacion të jetë dekonspiruar pasi të përfshirë kishte punonjës policie. Shoh një goditje 360 gradë, ka të dhëna që edhe familjarët e të arrestuarve janë marrë në mbrojtje. Ka të dhëna që shpejti do të ketë edhe të penduar të tjerë.”– u shpreh ai.
Për sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama për hetimin e Metës dhe Berishës, Hajdari tha se strukturat e posaçme nuk kanë pengesë për te nisur hetime por edhe çdo hetim duhet të ketë një bazë.
“Prokuroritë dhe SPAK nuk kanë pengesë për të nisur hetime por edhe hetimet duhet të kenë një bazë, Kraja nuk ka dhënë përgjigje dhe për mendimin tim mirë është të hetohen pa i paragjykuar. Hetimi është pak delikat sepse menjëherë situata politizohet por SPAK do ta kalojë dhe këtë. Do të ketë gjithmonë presion ndaj SPAK por tani shteti shqiptar i ka krijuar të kësaj strukture mbrojtje fizike dhe paga të mira.”- përfundoi ish-Prokurori.
Më të lexuarat


Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Grabiti argjendarinë në Lezhë shumë pranë Komisariatit të policisë në Lezhë, identifikohet autori 17-vjeçar

E trishtë/ Qeni përplaset nga makina në Tiranë, ndërsa ‘shoku’ i tij i rri te koka dhe e ruan (Video)

Tentoi të fusë kanabis në burgun e Rrogozhinës, e pëson keq 65-vjeçari, ja ku e kishte fshehur drogën

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Grabitet argjendaria 100 metra larg Komisariatit të policisë, pronari e ndjek nga pas hajdutin dhe…

“Po tallen me ne”/ Gazetarja britanike shpërthen ndaj shqiptarëve që shkojnë në Angli: Janë mafia më e rrezikshme, po marrin kontrollin e trafikut të kokainës

Vrasja me thikë në Sarandë/ Zbardhen detaje të reja, identifikohet viktima, policia shpall në kërkim autorin

Morën pjesë në “American Got Talent” në SHBA, Yuri Kim takon vëllezërit shqiptarë: Kanë magjepsur botën me talentin e tyre, ne bëjmë tifo…
