Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grabisnin për t'i rishitur makinat luksoze, pranga 7 shqiptarëve në Itali

Postuar: 13/10/2017 - 14:35

Policia italiane arrestoi pak ditë më parë në Monzanjë 7 shqiptarë, pjesë e një bande hajdutësh të makinave luksoze.

Në burg tani ndodhet edhe kapo i grupit, ndërsa për organizimin e saj, thuhet se secili prej anëtarëve kishte një rol të përcaktuar mirë, duke bërë të mundur vjedhjen e makinave brenda dy minutave.

Kapoja i bandës konsiderohet shqiptari Ditmir B., 31 vjeç. Hetimet kanë zbuluar garazhet që banda përdorte për fshehjen e makinave, dy prej të cilëve në Monza dhe të tjerët në Milano e Rozzano. Garazhet ishin të nëndheshëm, për të penguar lokalizimin me GPS. Aty makinave iu hiqej sistemi i alarmit dhe i gjurmimit satelitar, iu ndryshoheshin numrat e telajos dhe targat, duke u përgatitur për rishitje.

Anëtarët e bandës kishin detyra precize, që nga gjetja e makinave që do të vidhnin dhe gjurmimi i tyre, ndërkohë që me disa pajisje elektronike bëhej çaktivizimi i alarmit, hapja e makinave dhe ndezja e tyre.

Një nga grabitjet e makinave ka pasur edhe një viktimë, italian nga Monza, pronari i një Range Rover të vjedhur në maj.

 

Deri tani janë 23 vjedhje të vërtetuara, kryesisht makina Range Rover, Audi, BMW e Jaguar, me vlerë 1.750.000 euro. Nga ato, 17 janë gjetur në zonën e Monzas e Milanos, por edhe në provincat e Anconas, Barit, Bergamos, Brescias, Comos, Genovas, Veronës dhe jashtë Italisë, si në Gjermani, Shqipëri e Malin e Zi. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 20:59

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 55-vjecarin, Ligor Biba, i cili u akuzuar se ka abuzuar me një të mitur 15-vjeçare duke e lënë atë shtatzënë.

Postuar: 17/10/2017 - 19:52

Një shqiptar u arrestua në një fermë kanabisi në Middlesbrough Britani.

Postuar: 17/10/2017 - 19:33

Një punonjës policie u arrestua për “shpërdorim detyre”, pasi mundësoi pajisjen me armë të një personi me precedentë penalë.

Postuar: 17/10/2017 - 18:45

Një shqiptar u arrestua nga policia kufitare, pasi tentoi të kalonte me dokumeta false drejt Britanisë.

Postuar: 17/10/2017 - 18:22

 Për të gjithë studentë që kanë ardhur për të studiuar në universitetet e Tiranës, Bashkia ka përgatitur një guidë orientimi

Postuar: 17/10/2017 - 18:18

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar dosjen e plotë të autoriteteve italiane për hetimin e bandës së drogës që drejtonin Habilajt.

Postuar: 17/10/2017 - 17:33

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuan nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.