BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Grabiten 3 biznese në Korçë, dyshohet të jenë të njëjtët autorë

Grabiten 3 biznese në Korçë, dyshohet të jenë të

Nuk kanë fund grabitjet e bizneseve këtë fillim viti. Një grup grabitësish kanë arritur të vjedhin gjatë natës të së martës në të gdhirë të së mërkurës tre biznese në Korçë. Mësohet se në të tre subjektet në total janë grabitur 12 mijë euro dhe 5 milionë e 300 mijë lekë të vjetra. Policia dyshon që vjedhjet janë kryer në një hark të shkurtër kohore. Hajdutët, të cilët dyshohet të jenë të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë arritur të marrin shuma të konsiderueshme parash nga kasafortat e bizneseve, që pozicionohen, dy në rrugën nacionale Korçë-Kapshticë dhe një tjetër në fshatin Bulgarec. Grabitësit i janë futur në shtëpi biznesmenit të bukës, duke i marrë kasafortën me 12 mijë euro dhe 4 milionë lekë të vjetra, teksa e gjithë familja ishte në gjumë. Sipas deklarimeve në Polici, kasaforta ishte e pafiksuar dhe megjithëse kishte një peshë rreth 100 kg, autorët kanë mundur ta nxjerrin nga shtëpia dhe ta transportojnë me mjet. Edhe në fabrikën e letrës, autorët kanë marrë kasafortën me rreth 1 milionë lekë, ndërsa nga magazina e hidro- sanitareve kanë vjedhur një shumë prej 30 mijë lekësh të reja. Bizneset kanë roje, por grabitësit kanë vepruar pa u diktuar prej tyre. Ekspertimi i pamjeve të kamerave të sigurisë do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të grabitjes, të cilat janë kthyer në shqetësim për bizneset në juglindje. Policia dyshon, që grabitjet janë kryer në një hark të shkurtër kohor, ndërsa autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë në vendngjarje.

Grabitjet

Dyshohet se tre bizneset e grabitura mëngjesin e djeshëm në qytetin juglindor, janë grabitur nga të njëjtit autorë. Dyshohet se ato janë profesionistë dhe kanë pasur informacion për vendndodhjen e kasafortave, pasi kanë shkuar menjëherë tek to. Grupi i grabitësve në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka sulmuar dy biznese të cilat ndodhen në periferi të qytetit si dhe një tjetër në fshatin Bulgarec të Korçës. Grabitësit kanë vepruar me qetësi brenda bizneseve, duke përvetësuar shuma në lekë dhe euro të cilat ndodheshin në kasafortat përkatëse. Hajdutët kanë hyrë gjatë natës duke synuar zyrat ku ndodhen lekët dhe në qetësi të plotë kanë mundur t’i përvetësojnë ato. Bëhet fjalë për një biznes të përpunimit të letrës, një pikë e tregtimit me shumicë të materialeve hidrosanitare dhe një furrë buke në fshatin Bulgarec. Mësohet se biznesi i parë që grabitësit kanë sulmuar ka qenë furra e bukës në Bulgarec. Sipas të dhënave nga vetë bizneset, tek furra e bukës janë vjedhur 12 mijë euro dhe 4 milionë lekë të vjetra. Ata kanë hyrë në ambientet e furrës dhe i janë drejtuar kasafortës së këtij biznesi duke marrë shumën e konsiderueshme monetare që morën nga ky biznes. Pasi kanë marrë paratë grabitësit janë larguar qetësisht dhe pa lënë gjurmë, të ndihmuar dhe nga pozita ku ndodhet ky fshat, i cili është shumë pranë rrugës Korçë-Kapshticë. Por, ata nuk janë ndalur me kaq, ku kanë sulmuar dhe dy biznese të tjera që ndodhen në këtë aks rrugor. Grabitësit kanë hyrë në ambientet e një firme, i cili merret me shpërndarje e produkteve hidrosinitare dhe materiale ndërtimi. Në këtë firmë hajdutët kanë hyrë qetësisht në zyrat e këtij biznesi dhe në sirtarët e tij kanë gjetur një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra dhe janë larguar sërish pa rënë në sytë e askujt. Grabitjet në qytetin e Korçës nuk u mbyllën me kaq pasi, autorët sulmuan dhe një biznes tjetër i cili merret me përpunimin e letrës. Hajdutët kanë ndjekur të njëjtën skemë si në vjedhjet e para ku kanë hyrë në ambientet e zyrave të këtij biznese dhe i janë drejtuar kasafortës. Ata kanë arritur të marrin nga aty një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra dhe janë larguar qetësisht nga aty. Kanë qenë vetë pronarët e këtyre bizneseve që janë paraqitur në mëngjes në komisariatin e Korçës, ku kanë denoncuar vjedhjet. Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kjo nuk është hera e parë që bizneset në Korçë bien pre e grabitësve. Vitin e kaluar të paktën 10 biznese të mëdha u vodhën në masë të konsiderueshme, ku skema ishte e njëjtë me vjedhjet që u kryen mëngjesin e djeshëm. Edhe në atë kohë policia nuk mundi të binte në gjurmë të autorëve.

Elvis Myrta

Më të lexuarat