BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Grabitën 3.5 mld lekë duke mashtruar me biznese fiktive, arrestohen 4 persona, në kërkim 6 të tjerë

Grabitën 3.5 mld lekë duke mashtruar me biznese fiktive, arrestohen 4

Katër biznesmenë kanë përfunduar në prangat e uniformave blu të Tiranës, pasi akuzohen për “mashtrim”, me pasoja të rënda. Në sajë të këtij hetimi disa mujor me kërkesë të hetimit tatimor dhe prokurorisë së Tiranës, policia ka shpallur në kërkim dhe 6 biznesmenë të tjerë. Biznesmenët e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin. Drejtoria e hetimit tatimor të kryeqytetit në bashkëpunim me sektorin e krimit ekonomik dhe financiarë në policinë e Tiranës dhe Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve, Gëzim Çela, Flamur Zoto, Ylber Molla dhe Xhemal Kushova.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe shtetasit me inicialet, XH. Ç.; E. A.; M. A., dhe E. Z.. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëritë e regjistruar në emër të këtyre shtetasve kryenin blerje brenda vendit dhe importe në vlera të larta. Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se shitjet ishin fiktive dhe në vlera më të ulëta duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe abuzuar me kreditimin e TVSH-së. Produktet e blera nga këto shoqëri i faturoheshin shoqërive të tjera, aktiviteti i të cilave nuk korrespondonte me atë të shoqërive nën administrimin e shtetasve të sipërpërmendur. Shtetasi, Xhemal Kushova rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë“XH&XH 2015“ me Nipt L51727007A. Shtetasi Gëzim Çela, rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “IMPEKS&ALB “ me Nipt L31722007T.

Shtetasi Flamur Zoto rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “TONI-AL” me Nipt L51313017R. Shtetasi Ylber Molla rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “Mar Ar - 2014 “me Nipt L41805020L. Gjatë hetimeve grupi hetimorë sekuestroi si prova materiale blloqet e TVSH-së, faturat e saj, mandate etj dhe të dhëna të tjera, ku rezultoi se këta kompani i kishin një dëm kolosal shtetit. Sipas të dhënave paraprake dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit rezulton në shumën e 3.5 miliard lekëve. Këto subjekte në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe me subjekte të tjera kanë konsumuar elementë të veprave penale “Skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” të parashikuara në Nenet 180, 181, 144/a dhe 190/2 të kodit penal. Grupi hetimor po vazhdon procedurat hetimore në lidhje me shoqëri të tjera, të cilat kanë kryer shit/blerje me shoqëritë në fjalë.

Operacioni

Menjëherë pas arrestimit të biznesmenëve, policia e kryeqytetit ka dhënë detaje për këtë operacion. Policia e Tiranës bën të ditur se katër persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim për një skemë mashtrimi me firma fiktive për të shmangur TVSH-në dhe tatimfitimin, në sajë të operacionit të koduar TVSH-ja. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja”, thotë policia e Tiranës. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë. Për të shpallurit në kërkim policia thotë se nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera, për të cilët për shkak të hetimit. “Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”, e mbyll deklaratën e saj policia e Tiranës./ Elvis Myrta