BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Aktualitet

Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin në Mallakastër, lihen në qeli 2 autorët, Gjykata e Apelit dënon me 8 vite burg Klajdi Shundin

Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin në

Dy autorët e krimit në fshatin Klos të Mallakastrës janë lënë dje në burg. Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për Ervis Halimin dhe Musa Gudon, të cilët më 19 nëntor ishin të armatosur me kallashnikov kur ushtruan dhunë ndaj 89-vjeçarit dhe i morën një shumë të vogël parash. Ndërsa 16-vjeçari F.C., që akuzohet për ‘moskallëzim të krimit’ do të hetohet në gjendje të lirë. Tre të ndaluarit kanë dhënë deklarime kontradiktore ndërsa i mituri ka thënë se para ngjarjes, kishin konsumuar hashash. Kujtojmë se pas dhunës që pësoi, 89-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit por gjeti vdekjen në reanimacion. Kur ndodhi ngjarja, i moshuari ndodhej në banesë me gruan e tij ndërsa 4 fëmijët ndodhen në emigracion. Musa Gudo, një nga autorët që rrahu për vdekje 89-vjeçarin nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Gudo është arrestuar më parë për përdhunim dhe shantazh. në 5 maj 2020, një 23-vjeçare nga Fieri deklaroi se Gudo, me të cilin kishte pasur një lidhje intime, e ftoi në shtëpinë e tij dhe e abuzoi seksualisht me të, bashkë me një mikun e tij.

Gjykata e Apelit i ul dënimin me 12 vite Klajdi Shundit

Ndërkohë dje Gjykata e Apelit uli me 12 vite dënimin që Shkalla e parë kishte dhënë për Klajdi Shundin, që vrau kunatin pas natës së Vitit të Ri 2020. Apeli e dënon me 8 vite, duke ndryshuar me diferencë të madhe, dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës me 20 vite heqje lirie. Vladimir Zvezhda u qëllua nga 34-vjeçari pas një debati se cili prej qyteteve të tyre ishte më mikpritës, pogradecarët apo korçarët. Pasi kanë pirë disa gota verë, situata është nxehur dhe Klajdi i kërkoi kunatit që të mos ngrejë zërin në shtëpinë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve rreth orës 04:00 në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë.

Vrau vjehrrën me thikë në Dibër, nusja dënohet me 25 vite burg

Nga ana tjetër, dje Gjykata e Dibrës dënoi me 25 vite burg, Miranda Markja, e cila në prill 2021, vrau vjehrrën e saj me thikë. Ngjarje ka ndodhur në fshatin Burim të Maqellarës. Markja u gjet fajtore për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe u dënua me 25 vjet burgim. Sipas raportimeve në media për ngjarjen në fjalë, Miranda disa orë pas ekzekutimit të vjehrrës ka telefonuan bashkëshortit, duke e njoftuar për çfarë kishte ndodhur. Djali i Nazmie Markjas, sapo ka marrë lajmin është kthyer në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetë. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes.

Vodhi bizhuteri, para e vegla pune, arrestohet hajduti serial në Vlorë

Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Vlorë, pasi akuzohet për vjedhjen e tre banesave. Mësohet se personi me iniciale H.H është autori i vjedhjeve të katër banesave në lagjen 'Kushtrimi'. Sipas policisë, 42-vjeçari ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpijake, bizhuteri, para dhe vegla pune. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Property”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi H. H., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Shtetasi H. H. ishte me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata, pasi ishte arrestuar 2 javë më parë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur. Ky shtetas dyshohet se është autor i 4 vjedhjeve, në 4 banesa, në lagjen “Kushtrimi”, në qytetin e Vlorës”, njofton policia.