Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grabitën dyqanin në Kurbin pasi mashtruan pronarët, çifti arrestohet sapo hyn në Tiranë/ E pabesueshme se çfarë iu gjetën në makinë (DETAJE)

Postuar: 09/11/2019 - 13:41

Një çift është arrestuar nga policia, pasi akuzohen se me anë të mashtrimit kanë vjedhur disa kostume popullore në Kurbin. Denoncimi ishte bërë nga pronarët e biznesit, të cilët e kanë kuptuar me vonesë që ishin mashtruar nga një burrë dhe një grua.

Menjëherë ata kanë njoftuar policinë, e cila është vënë në ndjekje të çiftit, duke i arrestuar teksa po ktheheshin në Tiranë, ku edhe banonin, e në mjet ju gjetën edhe kostumet e vjedhura.

NJOFTIMI I POLICISE

Falë reagimit të shpejtë të Policisë lokalizohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetas të cilët me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare.

Specialistët për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, nisur nga kallzimi që shtetasit M. H., dhe K. B., bënë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, se dy shtetas me anë të mashtrimit iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare, organizuan operacionin policor të koduar “Tapiza”.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy autorët e vjedhjes po lëviznin me mjet në drejtim të Tiranës, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të tyre, ku në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin.

Në vijim është ushtruar kontroll në mjetin e bllokuar, ku gjatë kontrollit u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arretimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, të dy autorëve, shtetasve:

– S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Mashtrim”);

– M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 23:17

Një aksion i madh policor në qytetin e Murillo de Gállego Y Agüero çoi në sekuestrimin e rreth 16 mijë bimëve narkotike marijuanë e ndarë në dy plantacione të ndryshme

Postuar: 16/11/2019 - 22:40

Mbrëmjen e sotme është gjetur i vdekur një 68-vjeçar në fshatin Shumbat të Dibrës

Postuar: 16/11/2019 - 21:29

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Kamzës, ku një automje

Postuar: 16/11/2019 - 19:40

"Air Albania Stadium" do të çelë nesër dyert me ndeshjen midis Kombëtares Shqiptare të

Postuar: 16/11/2019 - 17:55

Një grua në Tiranë ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën “Demokraci