Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grabitet baza ushtarake në Pashaliman, ndiqen penalisht 5 ushtarakë

Postuar: 12/01/2019 - 07:35

Një sasi armësh automatike, në numër ende të pakonfirmuar dhe një sasi granatash janë vjedhur nga baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë. Ngjarja e paprecedentë është zbuluar dje një ditë para nisjes së radhës të ushtrisë shqiptare me mision në Egje. Veprimet për zbardhjen e skandalit ndërkohë po kryen nga dega ushtarake në Vlorë. Burimet thonë se 5 persona të depos së armatimeve sipas turneve po merren në pyetje nga policia ushtarake. Pas evidentimit ngjarjes, mësohet se grupe inspektimi nga ministria e Mbrojtjes kanë arritur pranë bazës ushtarake dhe kanë punuar për inventarizimin e saktë të armëve. Mësohet se grabitja e armëve është konstatuar gjatë mbrëmjes së të enjtes, rreth orës 22:30. Armët kanë qenë të sistemuara në një depo të bazës ushtarake, ndërsa dyshohet se grabitësi është person i brendshëm i bazës ushtarake ose është ndihmuar nga të tillë. Policia nuk ka mundur të identifikojë autorët për shkak se depoja ku ruheshin armët nuk monitorohej nga kamerat e sigurisë. Në vend të kamerave të sigurisë, në gatishmëri të plotë duhet të ishte roja i natës, i cili në momentin e grabitjes nuk ndodhej në vendqëndrimin e tij. Dyshimet janë për një person të brendshëm duke qenë se për të hyrë në këtë bazë duhet të kalosh 4 kontrolle. Burime bëjnë me dije se në këtë bazë ushtarake janë vjedhur tre armë automatike. Sipas të njëjtave burime mësohet se armët e vjedhura kanë qenë në një tip kasaforte, e cila është hapur me forcë.

Reagimi i FA: Ndjekje penale për 5 persona

Pas grabitjes që ndodhi në Bazën Detare të Pashalimanit, vjen një reagim nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Përmes një deklarate për media, theksohet se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit. Po ashtu behet e ditur se ka nisur ndjekja penale për 5 ushtarake. Mes të tjerash Shtabi pohon se papërgjegjshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare. Në këtë bazë ushtarake mësohet se janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës. Ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi vjedhja, ndërsa raportohet se janë marrë tre armë automatike. Kjo vjedhje konsiderohet si ngjarje e paprecedentë, ndërkohë janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë. “Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi. Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit. Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishme si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”. Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare. Theksojmë edhe një herë se, papërgjegjshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare”, thuhet në reagimin e Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pas vjedhjes së armëve në Pashaliman.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 18:48

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u shpreh se familja Balili, edhe nëse disponon video të politikanëve në kompleksin e tyre turistik, nuk do t’i bënin ato publike.
 

Postuar: 16/01/2019 - 18:39

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bane

Postuar: 16/01/2019 - 18:14

Është shpëtuar ditën e sotme një 68-vjeçar i sëmurë, i cili ishte i bllokuar nga bora.

Postuar: 16/01/2019 - 18:12

Klemed Balili përfundoi pas hekurave një ditë më parë, duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen e opin

Postuar: 16/01/2019 - 17:21

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta për sh

Postuar: 16/01/2019 - 17:17

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje sa i takon intervistës së realizuar me Klement Balilin.

Postuar: 16/01/2019 - 16:46

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim ditën e sotme