Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grabiti banesën e Elton Çiços në 2015, kapet pas 4 vitesh një nga autorët (EMRI)

Postuar: 22/01/2019 - 17:24

Arrestohet në Tiranë pas gati pesë vitesh autori i një grabitje me armë të kryer rreth katër vite më parë në Tepelenë.

Autori i dyshuar i grabitjes, 30-vjeçari Erigels Miasi u arrestua në Tiranë falë bashkëpunimit të policisë së Gjirokastrës dhe policisë së Tiranës.

Grabitja ndodhi në mars të 2015-ës në lagjen “Demokracia” të qytetit, ku personat e maskuar dhe me armë hynë në banesën e 61-vjeçarit Naim Çiço, dhe grabitën rreth 5 mijë euro. Naim Çiço është i ati i Elton Çiços, i vrarë në atentat mbrëmjen e 1 majit 2016 tek lokal “De Niro” në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër - Operacion i koduar "Yrshek" për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe kapjen e autorëve.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim  kapjen e një personi të dyshuar si bashkëpunëtor në një vjedhje me armë në vitin 2015  në Tepelenë.

Si rezultat i këtij operacioni, kapet në Yrshek Tiranë, 30 vjeçari  E.M, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C. në qytetin e Tepelenës më datë 31.03.2015.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale "Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim", "Plagosja e rëndë me dashje"  dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe e municionit"

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 09:33

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit, të cilët kishin dhënë alarmin për ndihmë.

Postuar: 21/04/2019 - 09:13

Kryeministri Edi Rama u uruar sot të gjithë besimtarëve katolikë Pashkët.Me anë të një postimi në

Postuar: 21/04/2019 - 09:07

Sipas MeteoAlb: Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë v

Postuar: 21/04/2019 - 08:14

 Kur kanë kaluar 12 ditë nga supergrabitja e 6.5 milionë euro në Rinas, Policia e Shtetit ka

Postuar: 21/04/2019 - 08:11

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 36-vjeçarit Bledar Pupa dhe 31-vjeçarit Orges Stefanidhi

Postuar: 20/04/2019 - 23:15

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima do të kandidojë për kryetar të Bashkisë

Postuar: 20/04/2019 - 23:06

Profesor Artan Fuga në një postim ironizues në faqen e tij në Facebook ka analizuar situatën në t