BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Grabitja e 7 milionë eurove në rrugën e Rinasit, prokuroria nis hetim pasuror për familjarët e autorëve

Grabitja e 7 milionë eurove në rrugën e Rinasit, prokuroria nis

Prokuroria për Krimet e Rënda përveç hetimeve për grabitjen e 7 milion eurove në rrugën e Rinasit, ka nisur hetim pasuror për familjarët e 8 të arrestuarve. Burime pranë organit të akuzës konfirmojnë se, në ditët në vijim pritet të verifikohen pasuritë e të paktën 40 familjarëve të autorëve të grabitjes. Grupi hetimor ka kërkuar informacione nga drejtoria e gjendjes civile për të sjellë një listë dhe vëmendja është fokusuar tek familjarët dhe të afërmit e tyre. Mësohet se verifikimi do të përqendrohet më tepër tek pasuritë e vendosura pas grabitjes së 3 dhjetorit 2015 ku u morën rreth 3,8 milion euro dhe asaj të 9 shkurtit të këtij viti ku u rrëmbyen 3.2 milion euro. Ndërkohë Policia e Shtetit në sajë të operacionit të koduar me emrin “Patriot”, ka arrestuar tetë persona si dhe ka sekuestruar rreth 500 mijë euro, para të cilat janë gjetur të groposura dhe të fshehura në tenxhere me presion. Pikërisht kjo është një nga arsyet pse grupi hetimor ka vendosur të nisë një hetim pasuar ndaj familjarëve dhe të afërmeve të grabitësve. Ndërkohë pas hekurave për dy grabitjet qëndrojnë Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa, Aleksandër Murataj, Dritan Sinani si dhe i penduari i bandës Admir Çerpja. Në bazë të dëshmive të 35-vjeçarit policia dhe prokuroria arriti të zbardhë dinamikën dhe rolet e të arrestuarve. Në kërkim policor ngelet vetëm Admir Murataj, i cilësuar si kreu i bandës së grabitësve. Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe familjarët e këtij të fundit do ti nënshtrohen hetimit pasuror.

Hetimet

Në sajë të hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se grabitësit vepronin si një grup i strukturuar kriminal dhe për këtë çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Më herët, Prokuroria e Tiranës ka treguar rrugën që iu desh të ndiqte për identifikimin e grabitjes së parave të bankave dhe arrestimin e 5 personave. Gjithçka nisi në dhjetor të 2015, ku në bazë të një hetimi të nisur, janë krijuar dyshimet se Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa dhe Jetmir Çerpja kanë lidhje me vjedhjen me armë të një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit, të cilat po transportoheshin nëpërmjet automjeteve të një kompanie private për në aeroportin e Rinasit. Kjo ngjarje ka ndodhur në datë 03.12.2015. Në sajë të një informacioni të siguruar nga policia në vjeshtën e vitit 2016, Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë “Rogat Security” kishte marrë përsipër transportin e parave që u vodhën në Dhjetor 2015. Ai kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, për të cilat nuk kishte mundësi reale për t’i krijuar nga burime të ligjshme, dhe për këtë nisi një hetim. Më 12 shkurt të këtij viti, prokuroria urdhëroi ndalimin e tij, si person nën hetim për veprat penale të “Vjedhjes me armë” për ngjarjen e vitit 2015. Pas ndalimit të tij, në bazë të hetimeve të kryera, janë identifikuar edhe disa persona të tjerë, të cilët mund të jenë përfshirë në vjedhjen me armë të vitit 2015 dhe atë të pak ditëve më parë. Nga verifikimet e deritanishme, janë përftuar të dhëna, të cilat përfshijnë edhe shtetasit Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Admir Çerpja, Aleksandër Murataj, Dritan Sinani dhe Admir Murataj. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

 

Ermal Vija