BREAKING NEWS

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga
x
BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x

Aktualitet

Grabitja në Klos, zbardhen dëshmitë tronditëse/ Autorët kishin dijeni për punimet në vilë, u futën ditën që u çaktivizuan kamerat!

Grabitja në Klos, zbardhen dëshmitë tronditëse/ Autorët

Mësohet se Policia e Matit ka shoqëruar 6 persona të dyshuar se kanë lidhje me grabitjen e dhunshme. Burimet sqarojnë se një mjet pa targa (i cili ka lëvizur edhe herë të tjera në qytetin e Burrelit) dyshohet se u ka shërbyer grabitësve për të dhunuar Shpend Lleshin dhe nënën e tij 80- vjeçare.

Pesë persona të armatosur dhe të maskuar kanë dhunuar dhe grabitur anëtarët e një familjeje në fshatin Dom të Matit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate, ndërsa forcat e Policisë kanë shkuar në banesën e grabitur rreth orës 08:00 të mëngjesit. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët që terrorizuan pjesëtarët e familjes Lleshi dhe i dhunuan ata me sende të forta.

E moshuara e familjes rreth 80 vjeçe, pasi ka hequr litarët dhe ka shpëtuar dhe djalin ka trokitur te fqinjët dhe u ka treguar ngjarjen. Shumë shpejt, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur gjithë burrat e fshatit. Ata kanë dërguar në Urgjencën e Klosit nënë e bir, të dëmtuar rëndë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Shpendi Lleshi ka pësuar më shumë se 6 plagë vetëm në kokë dhe ka qenë në rrezik për jetën. Ndërkohë, e moshuara ka marrë plagë më të lehta.

Pasi forcat e rendit shkuan në vilën trekatëshe, gjetën të tronditur dhe të dhunuar nënë e bir, ndërsa ka qenë djali i familjes, i cili ka sqaruar gjithçka ka ndodhur në banesën e tij gjatë fundjavës së shkuar.

“Jemi të tmerruar”, u tha oficerëve të Policisë Shpend Lleshi. “Dëgjova zhurmë te dritarja e shtëpisë. Nuk e kuptoj si arritën ta hapin aq shpejt. Erdhën te krevati ku flija unë. Më goditën fort në kokë. Vajtën edhe te krevati i nënës. E sulmuan edhe atë. Bërtitën me zë të lartë ‘mos lëvizni’.

Na goditën me qytat e armëve. Pastaj, na lidhën mua dhe nënën. Fillimisht, na morën celularët. Pastaj nisën kontrollin në shtëpi. Përmbysën gjithçka. Na morën 8 mijë euro dhe një milion lekë. Kur ata ikën, pas më shumë se dy orësh nëna arriti ta zgjidhë litarin. Ajo më hoqi edhe mua litarin. Ne nuk kemi konflikte me askënd. Shteti duhet ta zbardhë ngjarjen dhe autorët të vihen para ligjit”, u tha oficerëve Shpend Lleshi.

Personat që kanë shkuar për të grabitur banesën e familjes Lleshi, e cila ka disa prej djemve në Britani të Madhe, duket se kanë pasur dijeni jo vetëm për praninë e shumës së parave në banesë, por edhe për “problemin” e kamerave të sigurisë së vilës. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije për gazetën se familja kishte restauruar pjesën e jashtme të ndërtesës dhe kishte çaktivizuar përkohësisht kamerat e sigurisë. Ky fakt është ditur nga grabitësit të cilët kanë vepruar dhe arritur qëllimin e tyre.

Pas ngjarjes së rëndë, Policia ka nisur hetimet duke shoqëruar disa persona, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar të jetë autor i dyshuar i ngjarjes. Mësohet se Policia e Matit ka shoqëruar 6 persona të dyshuar se kanë lidhje me grabitjen e dhunshme. Burimet sqarojnë se një mjet pa targa (i cili ka lëvizur edhe herë të tjera në qytetin e Burrelit) dyshohet se u ka shërbyer grabitësve për të dhunuar Shpend Lleshin dhe nënën e tij 80- vjeçare.

Sipas oficerëve të Policisë Gjyqësore në familjen Lleshi janë kryer kohët e fundit disa punime restauruese dhe personat e shoqëruar mendohet se kanë lidhje me ustallarët. Familjarët thonë se ngjarja ndodhi në orën 02.00, ndërsa Policia lokale deklaroi se grabitja e armatosur ndodhi rreth orës 03.30. “Persona ende të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Shpend Lleshi, i cila ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Policia.

Mbërritja me vonesë e Policisë u ka dhënë kohë grabitësve të qarkullojnë lirisht e madje besohet se ata kanë qarkulluar edhe në qytetin e Burrelit me automjetin e tyre pa targa. Gjashtë prej vëllezërve Lleshi ndodhen jashtë vendit, 4 në Londër dhe 2 në Itali. Ata merren me biznese të ndryshme dhe një pjesë të të ardhurave i dërgojnë edhe në shtëpinë e tyre në Mat. Thuhet se njëri nga vëllezërit Lleshi u ka telefonuar zyrtarëve të lartë të policisë dhe u ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Hetimet vijojnë për të kuptuar dhe ndonjë lidhje të mundshme të banorëve të zonës me grabitësit e pamëshirshëm.

“HIDHI UJË SE MBAROI”, DËSHMITË TRONDITËSE

Banorët e fshati Dom janë të indinjuar nga ngjarja ndërsa përshkruajnë momentet e tmerrit që ka përjetuar familja. Sipas tyre kurrë nuk ka ndodhur një krim i tillë në fshat. “Në fshatin tonë nuk ka ndodhur kurrë një veprim i tillë. Është rast i jashtëzakonshëm. Në fshatin tonë nuk është vjedhur një pulë. Kjo është një familje e rregullt. Lajmin e morëm vesh në 3 të natës dhe erdhëm.

Jeta e Shpendit ka qenë në rrezik dhe shyqyr është gjallë. Bile grabitësit i kanë thënë; hidhni ujë se mbaroi. Djalin e kanë çuar në spital ku e kanë qepur. Shteti duhet të veprojë. Të gjejë autorët dhe t’i ndëshkojë rëndë ato, ndryshe duhet të vetëmbrohemi. Shyqyr që shpëtuan dy njerëz të pafajshëm, punëtorë. Grabitësit janë futur nga mbrapa dhe kanë hyrë brenda. Ne i kemi lënë dyert çelë gjithmonë sepse nuk jemi ruajtur nga njëritjetri. Kjo familje nuk i ka borxh askujt që t’i bëhej kjo. Këta janë kushërinjtë e mi”, tha një i moshuar.