Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grabitja në Rinas merr kthesën e madhe / Ja ku ndodhet “çelësi” i hetimeve

Postuar: 21/04/2019 - 20:54

Hetimet për grabitjen në Rinas kanë marrë një kthesë të madhe pas identifikimit të servisit, në periferi të Elbasanit, që bëri modifikimin e furgonit. Bëhet me dije se nga aty ka nisur e gjithë rrjedha e hetimeve të tjera, ku dhe janë zbuluar disa bashkëpunëorë që janë të arrestuar tashmë.

Sipas informacioneve mësohet se dy nga 4 të arrestuarit janë modifikuesit e furgonit. Por servisi kishte më shumë se 6 muaj që i ishte dhënë me qera pikërisht Klement Calës, i cili ka nëshkruar kontratën përmes të afërmit të tij.

Klement Cala është person i kërkuar dhe dyshohet se është një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Cala është shpallur në kërkim disa ditë më parë dhe mendohet se ai të jetë një nga personat që ka marrë pjesë në grabitje.

Zbulimi i servisit mendohet të jetë dhe çelësi i të gjithë hetimeve, pasi sot aty është bërë një kontroll i imtësishëm, dhe mund të jenë zbuluar prova. Po ashtu dhe marrja në pyetje e punojësve mund të ketë hedhur dritë mbi hetimet, të cilat duket se po shkojnë drejt fundit për zbulimin e të gjithë anëtarëve të bandës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2019 - 08:02

Një antenat me armë zjarri ka tronditur në orët e para të mëngjesit fshatin Poro të Vlorë.

Postuar: 27/05/2019 - 07:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas

Postuar: 27/05/2019 - 07:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Poro të njësisë  administrative Novoselë

Postuar: 27/05/2019 - 07:03

Arba Kokalari është europarlamentarja më e re dhe shqiptarja e parë që fiton një vend në Parlamen

Postuar: 27/05/2019 - 06:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 26/05/2019 - 23:12

Moti ditën e nesërme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Postuar: 26/05/2019 - 22:28

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Ervin Devina, ish-punonjësi i policisë së shtetit i