Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grabitja në Rinas, Policia e Shtetit merr kontrollin e aeroportit, një furgon i FNSH do patrullojë në pistë

Postuar: 21/04/2019 - 08:14

 Kur kanë kaluar 12 ditë nga supergrabitja e 6.5 milionë euro në Rinas, Policia e Shtetit ka nisur marrjen e kontrollit edhe brenda aeroportit. Në marrëveshjen me koncesionarin ICTS, policia nuk kishte akses për të operuar apo patrulluar në pistë ndërsa pas supergrabitjes është vendosur që një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë do të patrullojë të gjithë pistën e aeroportit “Nënë Tereza”. Gjithashtu burime bëjnë me dije se në zyrën e kamerave të koncesionarit duke filluar nga muaji i ardhshëm do të jenë edhe prezent edhe dy punonjës së Policisë Kufitare të Rinasit që do të survejojnë kamerat e aeroportit që siguria të jetë nën kontroll. Gjithashtu burime nga policia i thanë gazetës “Sot” se në komisariatin e Rinasit pritet të ketë një shtesë stafi pasi policia ka marrë në dorë shumë kontrolle të cilat deri më tani i kishte koncesionari, përfshirë edhe sallën e kamerave të sigurisë. Përsa i përket hetimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda javën e ardhshme do të nisë marrjen në pyetje të zyrtarëve të aeroportit të Rinasit për grabitjen e parave mesditën e 9 Prillit. Hetuesit gjatë këtyre ditëve kanë administruar dokumentacionin dhe praktikën e ndjekur në aeroportin e Rinasit ditën kur ndodhi grabitja. Po kështu, është sekuestruar edhe kontrata që TIA ka nënshkruar me kompaninë ICTS që kishte për detyrë ruajtjen e pistës së aeroportit të Rinasit.

 

Raporti zyrtar: ICTS nuk i hapi portat FNSH

Një raport zyrtar i Zyrës Operacionale tregon në detaje të hollësishme si ndodhi grabitja e afro 6.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Raporti mbështetet në të dhëna të referuara nga Policia e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe kompania koncesionare. Sipas policisë, furgoni me mbishkrimin “hetimi tatimor” ku gjendeshin 5 grabitës e ka hapur portën nga ana e parkingut 24 orësh në orën 14 e 57 minuta e 30 sekonda. I janë dashur 1 minutë e 20 sekonda. Në orën 14 e 59 minuta e 30 sekonda furgoni është parkuar tek krahu i djathtë i avionit të kompanisë Austrian Airlines dhe grabitësit kanë marrë paratë. “Në orën 15:02’20’’ ata janë afruar tek porta që ndodhet pranë pjesës fundore të rrethimit verior, kanë prerë zinxhirin e portës dhe kanë dalë. Pas 35 sekondash kanë dalë në rrugën që të çon në drejtim të fshatit Tapizë, Fushë Krujë. Në kohën kur grabitësit i janë afruar avionit, në orën 14:59’20’’ një fugon i policisë së Aeroportit te Rinasit ka qenë para vendqëndrimit të avionëve për të marrë persona të deportuar, por nuk ka pasur fushëpamje dhe nuk është njoftuar nga shërbimet e ICTS”, thuhet në raport. Shërbimet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë qenë të dislokuara tek hyrja e portës “A” jashtë pistës së avionëve, në 15:00’45’’ kanë zbritur nga fugoni i shërbimit, kanë vrapuar për tek porta hyrëse për në pistën e avionëve, e cila ishte e mbyllur dhe nuk u hap nga punonjësit e ICTS. Në orën 15:01’30’’ FNSH ka vazhduar ndjekjen në rrugën jashtë rrethimit, ku ka arritur t’u afrohet autorëve në një distancë prej 20 sekondash. 25 sekonda me vonë shërbimi Zjarrfikës informon punonjësit e policisë që një mjet ka hyrë tek porta pranë shërbimit të zjarrfikëses. Policia thotë se Oficeri Menaxher në Detyrë ka telefonuar shefin e Komisariatit Rinas në orën 15:02’51’’ duke e informuar për rastin dhe se në orën 15:04’00’’, ICTS ka njoftuar në numrin e Sallës Operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Por kompania koncesionare raporton se Oficeri Menaxher në Detyrë e ka bërë njoftimin në policinë orën 15:00, dhe jo 3 minuta më vonë siç raporton policia. Po në këtë orë, thotë kompania, Oficeri shkon tek dhoma e dhe i kërkon ICTS të mbyllë menjëherë portën. Por në konkluzionet e raportit, thuhet se koncesionari TIA dhe kompania e sigurisë ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit. Kjo e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë. ODM i TIA ka njoftuar shefin e komisariatit Rinas në orën 15:02’51”, pra plot 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit (14:57’30”), pasi në fakt autorët kishin dalë nga perimetri, sqarohet në raport. ICTS ka njoftuar Sallën Operative të Policisë në orën 15:04’00”, pra plot 6 minuta e 30 sekonda nga cenimi i rrethimit (14:57’30”) dhe rreth 2 minuta me vonesë nga largimi i autorëve nga perimetri. TIA ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në orën 15:30, rreth 30 minuta, pasi ka ndodhur ngjarja. Sipas raportit, ICTS ka dështuar të njoftojë fugonin e Policisë së Shtetit që gjendej në pistë në momentin e ngjarjes dhe nuk ka lejuar FNSH të futet në pistë, pasi është konstatuar grabitja./Elvis MYRTA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:58

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të shumëkërkuar nga Lazarati.

Postuar: 18/08/2019 - 07:56

Pa kaluar 24 orë nga tragjedia e mesditës së djeshme në kryeqytet, ku pas rënies së skelës në një

Postuar: 17/08/2019 - 23:55

Personi qe shihni ne foto është pronari i lokalit Mihal Kokedhima, 51-vjeçari që u arrestua

Postuar: 17/08/2019 - 23:50

Ky është momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë k

Postuar: 17/08/2019 - 23:37

Rruga Rrëshen-Burrel është plotësisht e amortizuar.

Postuar: 17/08/2019 - 23:14

Ergys Ibrahimi është një nga punëtorët që humbi jetën sepse në atë të "premte të zezë"

Postuar: 17/08/2019 - 22:50

Gazetari Aleksander Çipa duke komentuar krizën politike që ka mbërthyer vendin prej muajsh, thotë