BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Aktualitet

Grekët ushqejnë shqiptarët, Ambasada në Tiranë publikon FOTON domethënëse, ku kanë zbarkuar kuzhinat e lëvizshme të ushtrisë greke

Grekët ushqejnë shqiptarët, Ambasada në Tiranë publikon

Që në orët e para të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Greqia ishte një ndër të parat vende që ndihmoi dhe u solidarizua me Shqipërinë.

Por ndihma e shtetit grek vijon edhe në situatën post-tërmet. Punonjësit e Forcave të Armatosura greke vazhdojnë të kontribuojnë, me kuzhinat e lëvizshme të ushtrisë greke, duke ofruar ushqim ndaj të prekurve nga tërmeti.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Greke në Tiranë, e cila ka publikuar edhe foton që tregon ndihmën e tyre mjaft humane, ndaj të dëmtuarve nga tërmeti.

Vendi ku po ofrohet ushqimi, është vizituar edhe nga ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Filippidou, e cila në fjalën e saj ka falenderuar ekipin që erdhi nga Greqia për të ndihmuar njerëzit që ngelën pa strehë pas tërmetit.